Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, e ka lëshuar një vendim (fatva homeinçe), ku shkruan se për të gjithë zyrtarët komunalë që agjerojnë shkurtohet orari i punës për një muaj të ramazanit.
A është Gjilani në Avganistanin e talebanëve, a në Dardaninë laike evropiane?
Ndaj këtij vendimi reaguan qindra shqiptarë në rrjetin social. “A jemi shtet laik apo çfarë…?Kujt i shërben kryetari i Gjilanit?Kjo është shkelje e laicitetit të shtetit të Kosovës?Feja është personale- larg institucioneve të cilat i fituam me gjak”, shruan komentatorja Mevi Rafuna në profilin e saj .