Gani Mehmetaj
Me komunizmin dhe islamizmin s’kemi pse mburremi. Këto dy fatkeqësi kombëtare na i imponuan armiqtë me hekur e me gjak, na i vranë babë e vëlla para se të na detyronin të bëheshim ata që nuk ishim.
Na i mbyllen të gjitha dyert, s’patëm nga t’ia mbanim. Ata që nuk deshën ta pranojnë serbin e komunizmin ikën jashtë vendit, ose i vranë. Ata që nuk deshën ta pranojnë islamin e turkun, i fshinë nga faqja e dheut, ose u strehuan nëpër male.
Elita ushtarake dhe aristokracia arbërore ikën në Itali e në Evropën Perëndimore. A duhet të turpërohemi? S kishim zgjidhje tjetër, o myslimanë e me turkun, apo me serbët -komunistë, o i vdekur.
Por është turp të mburremi.Kaluan vjet e shekuj. Njolla e fatkeqësisë kombëtare është se një pjesë u mësuan më të keqen, dhunuesin e bënë vëlla e babë. Të tjerët mbetën të mpirë nga e keqja.


