Sot në orën 10:00, në Gjykatën Kushtetuese do të diskutohet në një seancë publike për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi kur Avdullah Hoti është zgjedhur kryeministër.
Sot pritet që GJK-ja në një seancë publike të dëgjojë opinionet e palëve, derisa në fund do të publikohet edhe vendimi lidhur me ligjshmërinë apo jo të votës së deputetit Etem Arifi. Një vendim pro Vetëvendosjes sjell një situatë të re politike në vend.
Si përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje do të jenë deputeti Artan Abrashi dhe anëtari i këtij subjekti, Blerim Salla.