in

A do te marrin 50 euro prishtinasit prishtinasit që patën Covid19

“Këto ditë do ta dërgojmë propozimin në Kuvendin Komunal që çdo qytetari të Prishtinës (zyrtarisht në regjistrin civil), që është i konfirmuar me Corona në listat e IKSHP të subvencionohet me 50 (pesëdhjetë) Euro në emër të shpenzimeve shëndetësore, jashtë shërbimeve të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor.

E dimë që është shumë modeste, por këto janë kapacitetet e komunës sonë. Shpresojmë që qeveria të shtojë subvencionim të tillë për krejt qytetarët e Republikës së Kosovës. Për modalitetet e kriteret do t’ ju njoftojmë me kohë. Tashmë jemi dakorduar me partnerët e koalicionit në Pr e shpresojmë që të marrim mbështetjen e Partive politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Prishtinës”, shkruan kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160498679007166

Lini një Përgjigje

Policia gjermane u përlesh me protestuesit: nëntë policë u plagosën

Ish-krerët e UÇK-së dolën para Gjykatës Speciale për t’u njohur me ecurinë e çështjes