in

A do të ketë rrymë për Vitin e Ri?

Vitin që po e lemë pas KEDS-i ua ndërpreu rrymën shpesh katundeve, lagjeve e qyteteve me orë të tëra, kurse disa katundeve e lagjeve të periferisë edhe me ditë. A mund të shpresojmë se gjendja do të përmirësohet vitin e ardhshëm? Vështirë të besohet. Por shqiptarët e Kosovës janë durimtarë, nuk bëzajnë, as nuk protestojnë, ndërsa rrymën e paguajnë, megjithëse nuk do të duhej ta bënin. Shërbimi i keq-pagesa e keqe.  

Kompania kosovare për distribuim dhefurnizim me energji elektrike, KEDS siguron konsumatorët se ka bërë të gjitha përgatitjet për furnizim stabil me energji elektrike gjatë festave të fundvitit.

Megjithatë zyrtarë të kësaj kompanie bëjnë thirrje të gjithë konsumatorëve që të mos e shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje, pasi që në disa zona ka ngarkesë enormë.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë për KosovaPres se kjo kompani është përgatitur për furnizim stabil me energji elektrike për festën e Vitit të Ri.

“KEDS-i ka bërë përgatitjen e rrjetit dhe sigurisht që së bashku me KESCO është e përgatitur që ketë furnizim stabil me energji elektrike gjatë festave të fundvitit, ndërsa qytetarët duhet t’i përmbahen thirrjeve tona për kursim, sidomos të ngrohjes me energji elektrike dhe ta evitojnë këtë aty ku ka mundësi në mënyrë që të na e lehtësojnë edhe neve barrën pasi që bëhet fjalë për furnizim me energji elektrike dhe jo përfurnizim me ngrohje”, theksoi ai.

Ndërsa,sikur shumë kompani në vend, edhe KEDS-i ka pësuar rënie të të hyra vefinanciare për vitin 2020 si pasojë e COVID-19.

Rënia e të hyrave në KEDS llogaritet të jenë rreth 20 milionë euro, ndërsa të hyrat vjetore llogaritet të jenë 250milionë euro.

Zëdhënësi Buzhala thekson se rënia e tëhyrave në pandemi është rreth 7 përqind, ose një rënie në përqindje për aq saështë tkurrur ekonomia e Kosovës.

“Pandemia llogaritet që do ta tkurrëekonominë e Kosovës rreth 7 përqind, sigurisht që për aq edhe ka ndikuar edhenë të hyrat tona. Kështu që ka pas ndikim pasi që tkurrje e ekonomisë ështëtkurrje e të gjitha aktiviteteve. […] Për këtë ka ndikuar situata pandemike,ishte situatë e rëndë, mirëpo me kalimin e muajve gjithçka është stabilizuardhe sot jemi në rrugë të mbarë dhe më të lehtësuar sesa në muajt e parë tëpandemisë. Pra, gjithçka po ecën sipas dinamikës së paraparë”, thekson Buzhala.

Ai ka thënë se asnjë projekt nuk ka mbeturpa u realizuar, ani pse sipas tij punimet kishin filluar në shkurt.

“Asnjë projekt nuk ka mbetur iparealizuar. Nuk kemi mundur t’i përfundojmë disa projekte sidomos nëPrishtinë, mirëpo nuk bëhet fjalë për mungesë të të hyrave apo realizim të tëhyrave pasi që ne i kemi të aprovuara projektet e investimeve kapitale edhe nëZRRE. Ato projekte janë në realizim e sipër, është e vërtetë se ka ndikuarpandemia. Ne patëm filluar një mega projekt në komunën e Prishtinë në vlerëdiku 17 milionë euro që parasheh futjen e të gjitha kabllove të mesëm nën tokëpër të evituar të gjitha mbi ngarkesat që ekzistojnë sot në disa lagje tëkryeqytetit. Hyrje alternative për secilin konsumator në kryeqytet dhe t’ilargojmë diku dy mijë shtylla elektrike të cilat ekzistojnë aktualisht përmesfutjes së kabllove nën tokë”, tha ai.

Sa i përket furnizimit me energjieelektrike, Buzhala ka theksuar se energji elektrike ka të mjaftueshme, por kanjë rritje të kërkesës për shkak siç tha ai, të ngrohjes me rrymë nga shumëkonsumatorë, e që po shkakton ngarkesë enorme në disa vende të Kosovës.

“Energji elektrike ka të mjaftueshme nga prodhuesit vendorë dhe pjesa e importit të cilin ne e kemi siguruar është dukee mbuluar kërkesën. Kemi një kërkesë në rritje të madhe. Këtë vit një pjesë ekonsiderueshme e konsumatorëve kanë filluar të ngrohen me energji elektrike,duke e braktisur sidomos peletin që është e çuditshme. Kështu që kjo në disazona po krijon mbingarkesë enorme. Prandaj, rrjeti elektrik nuk është idizajnuar që të kryejë funksionon edhe të furnizimit me energji elektrike dhe tëngrohjes. Kështu ky rrjet është dizajnuar për furnizim me energji elektrike”,vijoi Buzhala.

Ndërsa, lidhur me planet dhe investimetpër vitin 2021, Buzhala ka thekuar se fokusi kryesor për vitin e ardhshëm do tëbartet në Dukagjin për investime në komunat e Istogut, Pejës dhe të Gjakovës.

Kështu sipas tij, linjat nëntokësore tëcilat janë vendosur në Prishtinë, të njëjtat projekte do të kryhen edhe në këtokomuna të Dukagjinit.

Kurse, KEDS-i pritet që deri në shkurt të bëjë kërkesë për maksimumin e të hyrave të lejuara në ZRRE për të vendosurpastaj ky institucion në prill për tarifat e reja.

Lini një Përgjigje

Kosova në 2020: Një vit si asnjë tjetër

Kosova nënshkruan një marrëveshje financiare me SHBA-në unike në rajonin e Ballkanit