Asnjë luftë nuk do të bëhet në mes Turqisë e Greqisë, kundërshtari i Erdoganit, Gyleni e tha qartë se e kanë bërë me fjalë Turqia e Greqia, në mënyrë që Greqia të zgjerohet në dëm të detit shqiptar.
Gani Mehmetaj
3 shtator, 2020
Portalet turke të përkthyera në gjuhën shqipe dhe portalet shqiptare të financuara nga Turqia janë duke na terrorizuar me atmosferën e luftës dhe me kërcënimet turke kundër Greqisë e Francës. Titujt janë aq të fryrë e militarë sa ke përshtypjen se Turqia mund ta fshijë nga deti Mesdhe Greqinë e Francës së bashku!
Ndërsa ne e dimë që janë përralla boshe tridhjetëvjeçare, sepse Turqia asnjëherë nuk ia ka dal mbanë me Greqinë, e lere më me Francën e me Egjiptin.
Kundërshtari i Erdoganit, Gyleni e tha qartë se e kanë bërë me fjalë Turqia e Greqia, në mënyrë që Greqia të zgjerohet në dëm të detit shqiptar.
Na kujtohen gënjeshtra e portaleve shqifolëse kur shkruanin: 1000 avionë turq janë nis drejtë Izraelit. Dhe naivet e humbur prisnin se tash do të behet nami, por nuk u nis asnjë avion. Ishin gënjeshtra turko-shqiptare, të paguara nga Ankaraja.
Asnjë luftë nuk do të bëhet në mes Turqisë e Greqisë. Sikur ta bënin do të na shkarkonin nga presioni i jashtëzakonshëm turko-grekë.
Ne do të përballeshim vetëm me Serbinë.