in

A do ta legjitimoj EU fitoren e Ramës?

Nga Sherif Ramabaja

Fituesi i zhgjedhjeve të 25 prillit doli Rama me PS -në e tij. Partia Demokratika me aleatët si dhe presidenti Meta mbetën të shtangur.

Ishte pritur ndryshimi, po nuk ishin bërë llogaritë se Rama do ti aktivizonte armët e mshefta të tij. Sikurse në sport, për fund ruhet gjokeri.

Kësaj rradhe besohej se edhe bashkësia ndërkombëtare, do të jetë më e kujdeshme dhe vigjilente ndaj vjedhjes së votës.

Sot kur po bëhen analizat sheshit del se një përgaditje e tillë, për t´i manipuluar zgjedhjet kishte filluar shumë më herët, në fshehtësi dhe në forma të ndryshme.

Legalizimet, patronazhistët, vjedhja e të dhënave për qytetarët, kushtëzimet e administratës, punësimet e kushtëzuara me votën, presionet direkte dhe indirekte, fondet shtetërore dhe paratë e krimit në blerjen e votës – janë disa nga format e kriminalizuara për ta vjedhur pushtetin, që Rama i kishte futur në përdorim.

Këto sjellje dhe forma të tilla në botën demokratike do të numroheshin si krim ndaj shtetit dhe qytetarëve, si dhe sulm mbi demokracinë.

Për gjëra të tillë jo që do të humbej pushteti, po do të fillonte ndjekja penale. Tash mbetet të shihet se me çfarë standarde do të veproi në këtë rast EU.

Po pati forcë dhe këmbëngulje që ta denoncoi Ramën dhe t´i shkohet së vërtetës deri në fund, nuk do t´i pranonte zgjedhjet si të rregullta, kurse fitoren e Ramës do të duhej ta anulonte.

Por nëse EU e lodhur me problemet e pa numërta duke u nisur nga pandemia, problemet me Rusinë, Kinën, Ukrainën, bisedimet Kosovë – Serbi etj. si dhe problemet e shumta të brendëshme merr vendim që mos t´ia shtoi vetes edhe hallin tjetër me shqiptarët, do të hesht dhe do ta qetësoi opozitën për pranimin e rezultatit.

Me pranimin e zgjedhjeve nga EU Shqipëria dhe shqiptarët do të dilnin humbësit kryesor, sepse Ramën e kanë pasur dy mandate dhe më së miri e din vetë se çkanë pësuar prej tij.

Premtimet e tij se kësaj rradhe do të qeverisë dhe do të jetë ndryshe se nga dy herat e tjera, janë përralla.

Më e keqja është se përçarja do të vauhdoj po me ritme të njejta, ndoshta do të merrte përmasa edhe më dramatike, sepse një pushtet që nuk e ka shumicën pas vetes dhe mbahet me manipulime, kuptohet që nuk ka ide, nuk ka përparim dhe vetëm vendnumërohet. Agresiviteti vetëm sa do të vjen dhe shtohet.

Dhuna po paralajmërohet që në start. Rama i ngazëllyer dhe i çmendur për pushtet i bëri thirrje opozitës për bashkëpunim, kurse në anën tjetër po e përgaditë terenin për ta pushtuar edhe të vetmin institucion, presidencën.

Bashës nuk i mbetet tjetër nëse mendon t´i qetësoi zërat për dorëheqjen e tij, përpos ta paraqes kërkesën për votëbesimin në partinë e tij.

 Ai ka treguar se është një politikan i aftë dhe i moderuar, po askush funksionin nuk e ka të përjetshëm, prandaj edhe me dorëzimin e timonit të partisë, asgjë nuk do të përfundoi.

Nëse Basha e fiton votëbesimin e partisë, duhet mobilizuar dhe demaskuar Ramën edhe më fuqishëm, sepse ai nuk e ka as mbështetjen e brendëshme dhe as atë ndërkombëtare, me përjashtim të Serbisë, Turqisë dhe një grushti të enveristëve të Kosovës.

Lini një Përgjigje

Përplasja në Kuvend, paralajmërim për legjislaturë të tensionuar

Ringjallja!