Ambasadori amerikan Philip Kosnett është takuar me komandantin e ri të KFOR-it majorgjeneral, Franco Federici.
Kosnett nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter ka shkruar se së bashku me komandantin e KFOR-it dhe me partnerët tjerë ndërkombëtarë do të vazhdojnë të përkrahin popullin e Kosovës për të punuar drejt paqes.
“U takova sot me komandantin e ri të KFOR-it, majorgjeneral Franco Federici. Pres me padurim të vazhdoj bashkëpunimin e ngushtë me KFOR-in dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë për të përkrahur popullin e Kosovës për të punuar drejt një të ardhmeje paqësore dhe prosperuese”, ka shkruar Kosnett në Twitter.