Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se të martën kanë ndërruar jetë 31 persona nga COVID-19, ndërsa 977 persona të tjerë janë të infektuar, ndërkohë që të shëruar kanë rezultuar 843 persona. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Shkup u referohen 2.930 testeve të kryera.
Viktimat janë shënuar në; Shkup (7), Manastir (4), Kërcovë (3), Ohër (3), Kumanovë (2), Shtip (2), Prilep (2), Veles (2), Tetovë (2) dhe nga një në Negotinë, Kavadar, Gjevgjeli dhe Dibër.
Numër më të madh të viktimave dhe të infektuarve me koronavirus ka në Shkup si dhe në qytetet e Kumanovës, Tetovës, Prilepit, Manastirit, Shtipit, Velesit dhe Strugës.
Deri më tani me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut janë diagnositkuar mbi 48 mijë persona, prej tyre mbi 28 mijë janë shëruar, 1376 kanë vdekur, kurse raste aktive janë 18.591 persona.