in

CNN: Shtatë ushtarakë, prej tyre pesë amerikanë vdiqën në helikopterin e rrëzuar

Shtatë ushtarë të një force paqeruajtëse në Egjipt, përfshirë pesë amerikanë, kanë vdekur pasi helikopteri me të cilin po fluturonin u rrëzua në Gadishullin Sinai të Egjiptit. Një amerikan i mbijetoi aksidentit që ndodhi afër qytetit Sharm el-Sheikh, tha koalicioni paqeruajtës përmes një deklarate, shkruan CNN.

Sipas deklaratës zyrtare, nuk ka informacione që tregojnë se rrëzimi i helikopterit ka qenë diçka tjetër pos aksident, ndërsa autoritetet i kanë filluar hetimet për t’i zbuluar shkaktarët e rrëzimit të helikopterit. Forca paqeruajtëse, pjesë e së cilës ishin viktimat, e mbikëqyr marrëveshjen e paqes mes Egjiptit dhe Izraelit si pjesë e Akordit të Camp David-it të vitit 1978.

Përpos pesë amerikanëve, në këtë aksident humbën jetën edhe një francez dhe një çek, thuhet në deklaratë. Një zyrtar amerikan nuk ka mundur të konfirmojë menjëherë nëse helikopteri i rrëzuar ishte i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara apo i ndonjë ushtrie tjetër.

Lini një Përgjigje

Melisa Haradinaj- Stublla:"këlyshi i Rusisë po e kërcënon rajonin me luftë të re"

Osmani u kërkon BE-së dhe NATO-s ta disiplinojnë Vuçiqin