Gjykata Speciale ka njoftuar se më 9 nëntor do të mbahet paraqitja e parë e Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqin, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Aktakuza kundër Hashim Thaçit wshtw konfirmua më 26 tetor.
Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në Hagë në të njëjtën ditë. Ai akuzohet me Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin për krime kundër njerëzimit, sipas të drejtës ndërkombëtare, të ndëshkueshme në bazë të neneve 13 dhe 16(1) të Ligjit dhe krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare, të ndëshkueshme në bazë të neneve 14 dhe 16 (1) të Ligjit, sikurse shtjellohet në vijim”, thuhet në aktakuzë.
Seanca e parë publike e Krasniqit do të mbahet në orën 11:00, ndërkaq e Thaçit në ora 15:00. Të dyja mund të përcillen përmes transmetimit në internet.
https://www.facebook.com/watch