Midis 50,000 dhe 110,000 njerëz aktualisht janë të infektuar nw Zagreb, shumë prej të cilëve janë duke lëvizur në mënyrë aktive nëpër qytet.
Biologu i shquar molekular, Gordan Lauc, paralajmëroi në faqen e tij në Facebook se dy javët e ardhshme janë thelbësore për zhvillimin e situatës së koronavirusit në Kroaci.
“Në 15 ditët e fundit infeksioni u konfirmua në 11,256 njerëz që banonin në Qytetin e Zagrebit ose Qarkun e Zagrebit. Kjo është pak më shumë se 1% e popullsisë së përgjithshme.
Ne nuk mund ta dimë saktësisht se sa janë të infektuar, por ky numër sigurisht që është diku midis pesë dhe dhjetë herë më i lartë. Pra, diku midis 50,000 dhe 110,000 njerëz aktualisht janë të infektuar, shumë prej të cilëve janë duke lëvizur në mënyrë aktive nëpër qytet, sepse ata janë ose asimptomatikë (40-50% e tyre) ose presimptomatik (ata do të zhvillojnë simptoma vetëm në një ose dy ditë). (Jutarnji list)