in

Tre policët që i luftuan dje terroristët në Vjenë janë nga Kosova

Tre policë që luftuan dje me terroristët në Vjenë, ku mbetën të vrarë katër persona, ishin shqiptarë nga Kosova. Sulmi terrorist u dënua nga të gjitha shtetet demokratike, duke apeluar që të luftohet radikalizmi ekstrem islam dhe terrorizmi.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, në Berlin, para takimit me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, komentoi ngjarjen e mbrëmshme në Vjenë.

“Kosova dënon njëzëri sulmet e natës së shkuar në Vjenë. Nuk do të jap komente mbi burime të pakonfirmuara, por do të doja të nënvijëzoja disa fakte të rëndësishme mbi atë çfarë ka ndodhur dje. Tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme ishin shqiptarë, shtetas të Kosovës, të cilët jetojnë të mirintegruar në Vjenë dhe punojnë e luftojnë krahas qytetarëve austriakë për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet që ne ndajmë me popullin austriak. Le të reflektojmë mbi këtë dëshmi të mirë integrimit të qytetarëve tanë dhe faktit se Kosova qëndron përkrah aleatëve tanë në luftën kundër ISIS dhe terrorizmit”, tha Haradinaj Stublla.

Lini një Përgjigje

Tetë viktima dhe 334 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Kosovarja, pjesë e policisë austriake, luftoi mbrëmë terroristët