in

Thirrje për finansimin e realizimit të projektit për vendosjen e bustit të Gani Beg Kryeziut në Gjakovë

                               

Komuna e Gjakovës, duke shqyrtuar kërkesën e Shoqatës mbarëkombëtare„Bytyqi Tiranë-Prizren të përkrahur nga shoqata „Nikaj Merturi“, të parashtruar Kuvendit të Komunës,si dhe kërkesën e Kryetarit të Gjakovës Ardian Gjini për caktimin e lokacionit për vendosjen e bustit të atdhetarit Gani beg Kryeziut, me miratimin e projektit të arkitektit Uran Deva u caktue lokacioni ku do të vendoset busti.

VENDIMI /për Leje Ndërtimore/ Nr.01/631/01-7918 dt.23.08.2023                                 

Familjarë, miq e dashamirë të “Lëvizjes Kryeziu” dhe liderit të saj Gani beg Kryeziut 

Duke qenë se Gani Beg Kryeziu ishte njëri ndër personalitetet më të shquara të historisë kombëtare shqiptare, lider i “Lëvizjes Kryeziu”, luftëtar i orëve të para të rezistencën antifashiste,që luftoi për Shqipërinë etnike përkrahë aleatëve anglo/amerikan u vra në vitin 1949 në burgun e Mitrovicës së Sremit nga pushteti sllavo komunistë jugosllavë

me bekimin e komunisteve shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë.

Në shenjë nderimi dhe respektit ndaj veprës së këtij burri të madh të kombit shqiptar, Kuvendi i Gjakovës me kryetar Ardian Gjini ka dhënë pëlqimin dhe ka caktuar loka- cionin se ku do të vendoset busti. Duke qenë se mundësitë e familjes Kryeziu janë të kufizuara, Shoqata Bytyqi bënë thirrje publike që njerëzit e vullnetit të mirë dhe atdhetarë ta mbështesin financiarisht punimin dhe vendosjen e bustit të tij në Gjakovë. 

Mbështetja nënkupton që secili individ apo institucion privat sipas mundësisë dhe ndërgjegjës të deponojë mjete finansiare në xhirollogarinë nr.1300003018342783 e

hapur enkasë për këtë destinim nga nipi i të ndjerit, Zanfir Kryeziu në Banken Private të Biznesit (BPB) me dedikim për vendosjen e Bustit të Gani beg Kryeziut në Gjakovë.

Emrat e donatorëve do të skaliten në bazamentin e bustit dhe secili donacion për shkak të transparencës do të publikohet në mjete të informimit.   

                                                                                                

Shënim: Në momentin e hapjes së kësaj llogarie, gjer më tani kanë deponuar kontributin e tyre modest dy nipa e të ndjerit, Zanfir Kryeziu 1.000,€,  Kastriot Begolli 1.000,€ dhe mbesa Hajrije Shehu nga Tirana 500,€uro

                                                                                                  Shoqata mbarëkombëtare

                                                                                                    “Bytyqi” Tiranë-Prizren

                              

Hoxha: Arrestohen shtatë persona të dyshuar për vrasjen në Kaçanik

Doli nga shtypi pas vdekjes drama “Lindje Perëndim” e Ali Mehmetajt