Nga: Eugen Shehu
Më: 4 shkurt 2022
Midis emrit Gjakovë dhe fatit të njerëzve të saj,ka një lidhje të çuditshme, Toponomastika, kësaj radhe rreket të hyje në historinë tragjike të qytetit verior të Shqipërisë i cili ka mbijetuar duke ecur nëpër lumenj gjaku,ndër themelet e kësaj mbijetese,padyshim,një vend të nderuar zënë dhe vëllezërit Kryeziu.Ganiu,Saidi dhe Hasan Kryeziu,do të mbeten përgjatë rrjedhave të Luftës së Dytë Botërore,ndër figurat kryesore të shqiptarizmës jo vetëm në Gjakovë por në krejt Kosovën.
Këta martirë,me jetën dhe veprën e tyre,dëftuan se mbi gjithçka,mbi familje,të ardhme, kulla e livadhe,patën vetëm lirinë e trojeve amtare.Përpara kësaj lirie,si përpara një altari të shnejtë,ata u përkulën deri në çastin e mbramë të jetës. Ndër katër vëllezërit Kryeziu, jo vetëm për erudicionin por sidomos për fjalën e urtë dhe të prerë,u dallua Ganiu.
U lind në kullën e madhe të Kryezinjëve në Gjakovë,më 1899.Mësimet e para i mori në shkollën e qytetit mes shokësh e miqësh.Por coptimi i kufinjëve shqiptarë,në vitin 1913, do të hapte plagë në zemrën e njomë të djaloshit nga Gjakova,dhuna dhe presioni serb, do të vërshonin në Gjakovë si në krejt viset e Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare,duke dashur të shuaj me zjarr e hekur shpirtin shqiptar të revoltës,ngase shihnin tek Ganiu, djalin e heshtur por të zgjuar, prindërit e dërgojnë të shkollohet në akademin ushtarake në Sarajevë dhe Beograd.Ganiu ndonëse ishte student i shkëlqyer në qendrat universitare të theksuara,jeton kurdoherë me mallin për Gjakovën dhe Kosovën.Është kjo arsyeja që ndonëse me trup të shkurtër,me fjalë të rralla,por të prera,kthehet në vendlin- dje duke bërë punë nga më të rëndomtat.I heshtur nga natura,ai pati marrë prej studi-meve universitare,zakonin e të lexuarit të shumtë dhe librat nuk i ndau askurrë nga vetja. Por librat nuk do ta ndalonin dot prej aksionit.Kur italia fashiste pushtoi Shqipërinë,Gani Kryeziu së bashku me disa shokë të tij organizuan në sheshin në qendër të qytetit,një demostratë të madhe.Nën palët e flamurit kuqezi, zëri i Ganiut kumboi duke ngritur peshë zemrat e gjakovarëve. Më pas, në ditët e para të prillit, ai ndërmerr edhe nismën
për organizimin e një formacioni luftarak me djem të Kosovës,i cili do të shkonte për të luftuar në Shqipëri.Por rezistenca shqiptare kundër okupatorit italian, ishte vetëm 2-3 ditë. Dhjetra apo qindra nacionalistë,të paarmatosur,të papërkrahur,nuk mund të bënin ballë dhjetra mijëra ushtarëve italianë,të armatosur deri në dhëmbë,të përforcuar edhe me tanke,autoblinda dhe avionë luftarak.Njësia luftarake kosovare e komanduar nga Gani Kryeziu,në të vërtetë nuk vajti dot në shtetin amë,por kjo s’do të thotë se vëllezërit Kryeziu e pushuan rrezistencën.”Kur në muajin prill 1941 hynë hitlerianët dhe ushtria jugoslave kapitulloi brenda disa ditëve… planin e kryengritjes do ta realizonin; Gani Kryeziu për Kosovën,Abaz Kupi e Muharrem Bajraktari për Shqipërinë e Veriut,Mustafa Gjinishi për Shqipërinë e mesme.Lidhja me Shqipërinë e Jugut do të bahej nëpërmjet qëndresës së SOE në Bari të Italisë”.( Gazeta “Albania “ më 7 nëndor 1995 ).
E vërteta është se në muajt maj-gusht 1941, Ganiu,së bashku me vëllanë e tij,Saidin, kryen mjaft punë që kishin të bënin me rezistencën e armatosur të popullit të Kosovës, kundër okupatorëve italianë. Jo vetëm në Gjakovë, por pothuaj në krejt zonën italiane
të pushtimit, ata nisën të ngrenë grupet e rezistencës nacionaliste.Në pamje të parë, programi i përcaktuar prej vëllezërve Kryeziu, dukej se nuk cenonte drejtëpërsëdrejti interesat italiane në Shqipëri.Por kjo shfaqje ishte vetëm në aspektin e parë,ku kërkohej flamuri shqiptar, të flitej gjuha shqipe, të këndohej hymni kombëtar i flamurit nëpër shkolla dhe të mos nderohej prej nxënësve ala romana.Më tej këto kërkesa u parapanë prej italianëve si sulme të pastra të nacionalistëve shqiptarë,të cilët përgadisnin shkallë shkallë rezistencën e tyre kombëtare.Duke vepruar gjërësisht jo vetëm në Gjakovë,por edhe Ferizaj,Pejë,Prishtinë etj,vëllezërit Kryeziu bien në sy të shërbimeve sekrete italiane. Është kjo arsyeja që në shtatorin e vitit 1941,dy vëllezërit Kryeziu arrestohen dhe dy muaj më pas,dërgohen në internim,në ishujt Ventotene të Italisë.Koha e qëndimit në internim, do të ishte për Kryezinjtë,një shkollë tjetër e nacionalizmit të ndershëm shqiptar.Dihet tanimë se nga krejt kundërshtarët e vet të vendosur,italianët dërguan si të internuar rreth 90 shqiptarë prej të cilëve 3-4 ishin komunistë ndërsa të tjerët,simpatizantë apo luftëtarë të radhëve të para të nacionalizmit.Një varg letërkëmbimesh që Ganiu dhe Saidi,patën gjatë kësaj kohe,me vëllanë e tyre Hasanin,dëshmojnë se vuajtjet në internim jo vetëm që nuk i friguan bijtë e Gjakovës,por përkundrazi i mbrojtën ato me shpirtin e pamposh- tur të rezsitencës kundër okupatorit.Rrënimi i ushtrisë italiane prej aventurave të Duçes, solli në disfatën e kapitullimit,në shtator të vitit 1943,me këte rast edhe dënimet me vuajtje burgimi në disa vite,ata nuk i vuajtën dënimet deri në fund.Ndër kushtet e kapitullimit të ushtrisë italiane ishte edhe ai i kthimit të bijve të Shqipërisë,të cilët e kishin kundërshtuar deri me armë në dorë pushtimin e trojeve amtare.Kësisoj edhe vëllezërit Kryeziu lirohen nga internimi,tanimë të vendosur për të luftuar okupatorin e ri që po dukej në horizontet e atdheut të tyre.Në librin,memorie të Reginald Hilbbert, “Fitorja e Hidhur” –Tiranë 1994, autori ish pjesmarrës me misionet ushtarake angleze në Shqipëri, pos të tjerave thotë se Seksioni D anglez,i drejtuar nga Xhulian Emeri,vendosi kontakte me dy-tri organizata që vepronin asaj kohe në Jugoslavi.Ndër të tjera këto organizata
të cilat merrnin përsipër t’u kundërviheshin gjermanëve, më e fuqishme ishte ajo e Gani Kryeziut në Kosovë,për shkak të reputacionit të madh që Kryezinjtë kishin si në Kosovë ashtu edhe në Veriun e shtetit amë. E vërteta është se okupimi italian,i cili qoftë edhe mekanikisht,i zhduki për disa kohë kufijtë që ndanin shqiptarët prej shqiptarëve,mundi të bashkojë mjaft atdhetarë shqiptarë në ide dhe veprime. Kështu ,Gani Bej Kryeziu, duke patur edhe lidhje fisnore të mëparshme,i zhvilloi ato në rrafshin e ideve nacionaliste, veçmas,si do të kishte miqësi të thellë me Muharrem Bajraktarin dhe Abaz Kupin duke lehtësuar kështu bashkëpunimin mes tyre.
Në dhjetorin e vitit 1943,në shtëpinë e Kryezinjëve,në Gjakovë,mbërrin misioni ushtarak anglez i përfaqësuar nga Peter Kemp i cili kishte për qëllim organizimin e popullit të këtyre anëve në rezistencën kundër fuqive të RAIHUT të Tretë.Në shtëpinë e Kryezinjëve, për tri javë rresht,u bisedua gjatë,plani për organizimin e kësaj rezistence në të cilën do të përfshiheshin të gjithë shqiptarët pa dallim në ide e grupime politike.Ndërsa në janar të vitit 1944,Peter Kemp,merr një letër nga Gani Kryeziu i cili i bën të ditur lirimin e tij si edhe vendosmërinë për të bashkëpunuar me misionin anglez në Kosovë,me ç’rast u bë e mundur në fillim të muajit shkurt 1944.Vëllezërit Kryeziu,në planin e tyre për organizimin e rezistencës,kundër forcave ushtarake të RAIHUT të Tretë parashihnin një varg masash të domosdoshme,me ç’rast edhe bashkëpunimin e ngushtë e të gjitha forcave politike shqiptare.Është kjo arsyeja që ata pranuan në shtabin e tyre luftarak edhe Zai Fundon, komunist i cili pasi e kish kuptuar rrezikun e bolshevizmit,u kthye kundër tij.Miqësia e Ganiut me Zai Fundon ishte lidhur sidomos në ishullin e Ventotenes ku të dy ishin internuar prej okupatorit italian. Gani Kryeziu është njeri i aksionit dhe nis menjëherë nga organizimi dhe mobilizimi për luftë i forcave vullnetare të Shqipërisë verilindore.Në kujtimet e veta,Peter Kemp shkruan pos të tjerave;“Gani Beg Kryeziu, ishte shtatshkurtër dhe i shëndoshë,me ballë të lartë e të spiktaur,tipare të forta dhe shprehje të sinqertë e të vendosur.Ai fliste qartë,pa zbukurime dhe stërhollime,me fjali të shkurtëra dhe të prera. Megjithatë arrinte të merrte vendime pa vonesë dhe t’i zbatonte ata me shpejtësi e guxim.Ai në të njejtën kohë ishte një planifikues i zgjuar dhe i kujdesshëm… Me këta aleatë shanset tona për të organizuar një rezistencë në Kosovë u arrit pa masë.Gani Beg Kryeziu është i vetmi njeri në këto anë të Shqipërisë që dëshiron me të vërtetë të luftojë kundër gjermanëve dhe ka guximin e mundësinë ta bëjë këtë, i vetmi njeri që mund të ngrejë kosovarët në luftë”.( Peter Kemp, “Pa flamurë apo emblemë “ Londër 1958, faqe 48 ).
vijon neser