Shkruan av. Zanfir Kryeziu
Disa nga udhëheqësit komunistë kishin qenë miqtë e Seitit në Paris, madje dikur ai i pati ndihmuar Enver Hoxhen dhe Ymer Dishnicen me para. Tani këta bënë çmos për ta bërë për veti. I ofruan ofiqe të larta në qeverinë e tyre.
Simkoksi kundërshtoj duke i bërë me dije, se një officer britanik nuk mund të merrte urdhëra përveçse nga Maklini, ose nga Bari.Por komisari i spjegoj se Enver Hoxha ishte i vendosur të mos toleronte aktivitetin e misioneve britanike, të cilët nuk ishin të akredituara pranë LNÇ-së.
Për të dalë nga ky qorrsokak, Simkoksi propozoi t’ia referonte këtë çështje Barit me anë të radiotransmetuesit, por komisari vuri një roje të armatosur pranë aparatit, duke ndaluar përdorimin e tij. I tërbuar nga një trajtim i tillë, Simkoksi refuzoi të luaj nga vendi, por partizanët shkatruan çadren e tij dhe pasi plaçkiten çfarë mundën e detyruan me pahir, që të ecte për në jug. Gjatë udhëtimit ai u trajtua si rob lufte dhe pësoi lloj-lloj fyerjesh. Arka u plaçkit, paimet vetiake dhe dokumentat iu kontrolluan, madje partizanët e çarmatosën krejt oficerin britanik.
Kështu u çua në Berat, ku iu dorzua Misionit britanik dhe u largua me anën e detit për në Bari.
Në pushimin e parë gjatë këtij marshimi, Llazar Fundo u thirr para komisarit dhe pasi u identifikua, e zhveshen,e shtrinë për tokë dhe e rrahen për vdekje.
Fundoja me 1938 kishte hequr dorë nga Partia Komuniste dhe vrasja e tij u shpjegua zyrtarisht nga Enver Hoxha si ”Një ekzekutim për tradhëti ndaj lëvizjes”.Ndërsa Brigada e Pestë gjendej e angazhuar,në këtë mënyrë, udhëhe-qësit e forcave të “Kosmetit” erdhën në shtabin e Ganiut dhe i kërkuan të bashkohej me LNÇ-në. Përndryshe, do të pësonte rrjedhojat e refuzimit.Ganiu nuk i pranoi urdhërat dhe s’i përfilli kërcënimet, ndërsa epërsia e luftëtarëve të tij, i paralajmëroi komunistët mbi rezikun e mundëshëm të një përplasjeje. Prandaj, ata përdorën mashtrimin duke nxjerrë si preteks kompetencën e tyre për të hyrë në bisedime dhe e ftuan Seitin të shkonte me ta,për t’u takuar me Dali Ndreun, komandantin e Divizionit të Parë që ndodhei aty afër.Seiti pa u matur pranoi.
Po atë natë,e lajmëruan se ishte Enver Hoxha e jo Dali Ndreu, që dëshironte të takohej me te.Dhe kur ai kërkoi të largohej për në Gjakovë, mori vesh se ishte rob i partizanëve. Komunistet u sollën me Seitin,në mënyrë disi më të ndershme se me Simkoksin. Sidoqoftë, edhe atë e dërguan në Shtabin e Përgjithshëm të LNÇ-së në Berat. Disa nga udhëheqësit komunistë kishin qenë miqtë e Seitit në Paris, madje dikur ai i pati ndihmuar Enver Hoxhen dhe Ymer Dishnicen me të holla. Tani këta bënë çmos për ta bërë për veti. I ofruan ofiqe të larta në qeverinë e tyre, duke propozuar madje Ganiun si nënkryetar të qeverisë. Seiti i hodhi poshtë të gjitha propozimet e tyre.
Nga Skuraj ne kërkuam me këmbëngulje pranë Kuartierit tonë të Përgjithshëm që të ndërhynte në favor të Seitit dhe Smithi raportoi se jeta e tij, ishte në rrezik. Për disa ditë,patëm frikë se ai mund të pësonte ndonjë “aksident”,por pas negociatash dinake,Seiti u tregua më finok se armiqtë e tij dhe,dy javë më von,Smithi e pa Seitin të nisej shëndosh e mirë me një avion për në Bari.
Asgjësimi i misionit të Simkoksit e privoi Ganiun nga çdo kontakt me britanikët ndërsa me kapjen e Seitit, ai la një peng të vlefshëm në duart e partizanëve. Megjithatë vazhdoi për disa ditë të mbante forcat e tij të bashkuara, duke shpresuar se Kuartieri ynë i Përgjithshëm do t’i qëndronte besnik premtimit”për të mbajtur një qëndrim të fortë”ndaj komunistëve, në mbrojtje të tij në luftë civile.Ganiu i shpërndau njerëzit nëpër shtëpit e tyre dhe u strehua në mal me vëllanë e tij Hasanin.
Vijon nesër