Një vajzë 12-vjeçare u përdhunua nga një grup bashkëmoshatarësh të saj sepse ishte hebreje. Ngjarja ka ndodhur në Courbevoie të Francës. Të 3 autorët, të moshës nga 12 deri në 14 vjeç, tani janë në paraburgim, të akuzuar për përdhunim dhe dhunë të rëndë, edhe për faktin se viktima i përkiste një feje tjetër.
Mes tyre është edhe ish-i dashuri i viktimës. Kjo u komunikua nga prokuroria e Nanterres, e cila po heton incidentin antisemitik. Sipas asaj që raporton Parisien, në fakt, të rinjtë i kanë pranuar pjesërisht akuzat gjatë marrjes në pyetje, duke rrëfyer se ajo që ka shkaktuar zemërimin ishte fakti se vajza nuk kishte treguar gjatë lidhjes se ishte e besimit hebre.
Ndërsa një tjetër ka deklaruar se ka vepruar kështu sepse e reja kishte folur keq për Palestinën. Sipas versionit të vajzës 12-vjeçare, ngjarjet datojnë që mbrëmjen e së shtunës, kur ajo ishte në Piazza Henri Regnault me një mik. Ajo u tërhoq zvarrë nga 3 bashkëmoshatarët e saj në një hangar të braktisur. Atje e rrahën dhe e fyen thjesht se ishte hebreje.