Ka ndërruar jetë gazetari dhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Arton Turkaj.
Turkaj ka ndërruar jetë sot në orët e mëngjesit, pas një sulmi në zemër.
Gazetari Turkaj ishte rreth të 30-ave dhe autor i emisionit ‘Babë e Bir’ në Radio Prishtina.
Ndërkaq, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e mori me pikëllim lajmin për vdekjen e gazetarit njëherësh moderatorit, Arton Turkaj.
AGK i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve e komunitetit.
Sot me 28 dhjetor do të varroset gazetari Arton Turkaj.
Varrimi do të mbahet në fshatin Banjë të Istogut, nga ora 14:00.
Gjatë ditës së sotme ka pasur ngushëllime të shumta për vdekjen e Turkajt.