Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson gjatë konferencës së “COP28”, të dielën, me të cilin ka folur për zhvillimet e fundit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Përmes platformës ‘X”, Osmani thotë se ka biseduar edhe për ta çuar përpara integrimin evropian të Kosovës.
“Gjatë #COP28, informova kryeministri suedez Ulf Kristersson për zhvillimet e fundit të sigurisë në rajonin tonë.Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Suedinë për të çuar përpara integrimin evropian të vendit tonë”, ka shkruar Osmani në platformën X.