Sherif Ramabaja
Kur është fjala për të drejta më të mëdha të një komuniteti, siç po quhet në këtë rast Asociacioni, në perëndim do të pranohej si diçka e madhërishme, normale, po kur është fjala për popujt hegjemonist siç janë serbët e rusët, duhet gjykuar në prapavinë e tyre.
Pra shqiptarëve po u dhemb se nuk po kuptohen intrigat apo qëllimet e tilla, apo qëllimisht Serbisë po i dhurohet një rol i ri në Ilirik.
Nëse është fjala për një rol të ri, që ashtu mund të kuptohet, do të duhej që të gjitha shtetet e Ilirikut të reagonin një zërit.
Krejtësisht normale do të ishte sikur ky Asociacion të ishte për popujt e tjerë perëndimore, gjermanët, francezët, italianët, zviceranët, amerikanët, kanadezët, danezët, suedezët etj. që nuk do ta kishin me djallëzi, krijimin e Botës Serbe, siç mendojnë kështu serbët.
Prandaj një Asociacion i tillë, çfarë po kërkojnë perëndimorët, do të ishte një vetëvrasje për Kosovën. Do të ishte një shpërbërje për Kosovën. Do të ishte
një luftë e pashmangshme mes shqiptarëve dhe serbëve, që ekziston rreziku ta ndizte tërë rajonin.
Ndoshta përfundimisht kjo po kërkohet. Me përfundimin e konfliktit Rusi – Ukrainë, apo me shpërbërjen e Rusisë, logjikisht do të kuptohej edhe një gjunjëzim për Serbinë. Ky gjunjëzim për Serbinë do të arrihej vetëm me ndezjen e konfliktit Kosovë – Serbi, si dy popuj skajshmërisht të armiqësuar mes vete, nga shkaku se shqiptarët serbët i marrin si pushtues të trojeve të tyre, kurse serbët në mentalitetin dhe programin nacional të tyre punojnë, në zhdukjen e etnitetit shqiptar.
Shtrohet pyetja: se si do ta menaxhonte këtë, po të ishte gjallë Rugova? Si do ta menaxhonte këtë Demaçi? E si do ta menaxhonte këtë Qosja? Si do ta menaxhonin anëtarët apo liderët opozitar? Apo si po e menaxhon këtë sot Albin Kurti, i cili po ballafaqohet me këtë çështje?
Rugova e kishte strategjinë e tij, vetëbesimin, vizionin në të cilën besonte, po edhe për të cilën punonte me mençuri, urtësi dhe këmbëngulje. Për këtë supozohet që së pari do të angazhohej për ta fituar besimin e partnerëve strategjik, amerikanëve, kurse të tjerat do të rridhnin vetvetiu.
Po si po vepron Albin Kurti sot? Pse nuk i ka pas vetes së pari SHBA, sepse ato janë lokomotiva botërore, të cilët pas do ti tërhiqnin edhe evropianët?
Për t´u përgjigjur saktësisht, do të duhej analizuar edhe rrethanat e sotme strategjike botërore. Serbia qëllimisht i zvarriste bisedimet duke shpresuar në rritjen e rolit botëror të Rusisë dhe të Kinës, që ishte në rritje.
Rusia duke menduar se i erdhi momenti e filloi agresionin mbi Ukrainën, ku Serbia sikurse Rusia të entuziazmuara pritnin fitore të shpejtë.
Kjo për fat të mirë nuk ndodhi, po Serbia ende po shpreson në ndonjë kthesë, tek e fundit edhe utopike, apo luftë atomike, ku fituese ta shihnin Rusinë.
SHBA dhe perëndimi po ashtu ndodhen në një pasiguri, duke mos e përjashtuar edhe çmendurinë e Putinit, prandaj çdo hap po e masin e çmasin, duke tentuar edhe në largimin e Serbisë nga Rusia. Përpjekje nga frika, në mos zgjerimit të konfliktit në Ilirik.
Serbia dihet që është puthadore, puthabythe, lajkatare, vajtuese, merr rol të viktimës, i blen njerëzit. Me një femër (në Perandorinë Otomane) turqëve ua merrte një territor. Serbia të shtrihet përtoke, me të vetmin qëllim që t´ia arrij qëllimit.
Këtë e kanë bërë me shekuj, ndaj çdo perandorie, e që e bëjnë edhe sot. Shqiptarët nuk i kanë demaskuar dhe nuk i kanë prezantuar para botës këto fakte, apo nuk kanë zhvilluar një strategji që tu kundërvihen në raste të tilla.
Sot këto fenomene i kemi para derës. Për fat të keq na mungon uniteti. Më lehtë e kemi ta akuzojmë njëri – tjetrin, se të mendojmë se si së bashku të dalim nga kjo gjendje.
A e meriton që të bashkohemi rreth Albin Kurtit? Pyetje provokative për opozitën, rivalët dhe kundërshtarët e tij, po sikur të organizohej një referendum apo sondazh, si do të shihej rezultati ?! Ky do të ishte një argument.