in

Juria e panairit të librit, ‘Tirana 2023’

Nga data 15 deri më 19 nëntor do të zhvillohet Panairi i 26 i LIBRIT. Mes shumë aktiviteteve, një nga ata që pritet me shumë interes, është edhe konkursi i Çmimeve të Panairit.

Juria këtë vit përbëhet nga personalitete të letërsisë dhe kulturës:

Arta Marku – gazetare e kulturës, përkthyese – kryetare

Aristotel Spiro – përkthyes, gjuhëtar

Enkel Demi – shkrimtar

Erion Kristo – pedagog, përkthyes

Monika Stafa – gazetare e kulturës.

Autori, përkthyesi, libri më i mirë për fëmijë etj. i vitit 2023 do të përzgjidhen për këto çmime te mirepritura.

Në konkurrim do të përfshihen të gjitha botimet pas Panairit të 25 të Librit (dhjetor 2022 – nëntor 2023), përjashtuar ribotimet. Mund të futen në garën e çmimeve me librat e tyre të gjithë botuesit shqiptarë nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia, pjesëmarrës në Panair.

Shumë libra janë paraqitur dhe shumë të tjerë priten ende. Data e fundit e dorëzimit të librave është 3 nëntor 2023.

Lini një Përgjigje

Pastori Akil Pano: Thirrja e Lucës, kthim në komunizëm!

Çka nëse Albin Kurti i pranon kërkesat e EU, të Serbisë dhe të SHBA për Asociacionin?!