in

A do t’ia djeg Gjykata Themelore e Gjakovës librat Gjin Morinës?

Dikur policia serbe ia dogji në dorëshkrim librat Gjin Morinës, po Gjyqi “shqiptar” i Gjakovës do t’ia djeg librin e ri?  

Poetit Gjin Morina përveç që e burgosën për një metaforë, policia, prokuroria dhe gjyqësia e Gjakovës ia konfiskoi librin e 15 të botuar. Ky libër që gati dy vjet rri i konfiskuar, pritet të digjet!

Poeti Gjin Morina shkruan që 51 vjet poezi të ndryshme dhe ka botuar 15 libra, në to ka edhe proverba (thënie ) autoriale! 

Poeti ka shkruar edhe për të dashurën që nuk ekziston fare por nuk ka pasur konflikt me gruan e tij asnjëherë. Poeti është ngatërruar dhe është zënë bile ashpër me vetë Zotin disa herë, dhe zoti as nuk e ka vra me ndonjë vetëtimë apo mallkuar asnjëherë, përkundrazi janë shokë të mirë me Zotin! 

Poeti ka biseduar me buburrecat, me zogjtë, me diellin, hënën. Poeti në librin e fundit të tij me 400 faqe kishte biseduar, e me kë nuk kishte biseduar dhe asgjë nuk kishte ndodhur as nuk ishte rrënuar asnjë e vetmja xhami dhe as nuk ishte ndërtuar asnjë kishë apo katedrale, as termet nuk ishte bërë, ndonëse nga zemër plasja ju kishte lutur zotit që edhe termet të bëhej por as ajo nuk kishte ndodhur.

 Në prag të luftës 98, poetit ia kishin djegur 4 libra paka para botimit regjimi serb , por ai sërish u kthye në jetë!

 Gjini ishte iniciatori i parë i hapjes së shkollës shqipe në diasporë. Falë Gjinit që nga atëherë e deri me sot dolën 31 gjenerata të reja shqiptarëve të cilët dinë të flasin, shkruajnë, e lexojnë pastër dhe bukur gjuhën tonë të bukur, vetëm në qytetin e tij nga mësuesja e parë në diasporë, bashkëshortja e Gjinit, Besa Morina.

 Gjini dhe bashkëshortja e tije, Besa duhet të dekorohen me çmimin më të lartë të kombit dhe jo t’i konfiskohen e digjen librat!

Cili regjim i këtij milenjumi të ri djegë dhe konfiskon sot libra dhe ndalon mendimin e lirë të Poetit ?

 

 

 

 

 

MI DOGJËN FËMIJËT E MI

( PNEUMONI )

Për së gjalli

mi dogjën fëmijët

armiku, serbët, shkijet

4 libra mi dogjën

katër dorëshkrime

që i pata mshefur tek miku,

dhe mikun desh ma dogjën,

po të mos kishte ikur tek i vëllai,

dhe vëllanë  desh ja dogjën,

po të mos kishin ikur tek Nëna .

Fëmijët e mi në dorëshkrime

dy tre katër pesë

ishin të gjallë !

Me nji shtatzani të gjatë truri.

Ishin edhe disa të vdekur nga ata

që jetonin

në histori !

Por edhe ata mi vranë

për së vdekuri !

Dy, tre, katër pesë- plumbi shkrepës

fëmijët në vargje

strofat i bënin bashkë .

Ata ishin shumë,

malet do t’i mbushnin

plot trima

luftëtarë e këngëtarë.

Gruan shtatzënë ma vranë

me shtatëzani 25 vjeçare !

Me katër fëmijë në bark !

Gruan

që kurrë me të nuk kisha fjetur

që veç natën pa gjumë

ma kishte lënë kujtim.

Dy, tre ,katër, pesë

më mbeti veç i pari

me “ORËN E FTOHTË ” Jetim

gjithmonë i ri ,nuk plaket dot

fëmija im i parë !

Me ca copëza rrënjësh

nga ku akoma marr frymëzim.

Vallëzojnë – dy, tre, katër, pesë

-silueta në trurin tim

e më mbajnë me shpresë.

Se edhe nga varri do të ngritëm e do të shkruaj!

H. Gjin Morina. MAJ 2004. Pranë liqenit në Gmunden Austri.

Lini një Përgjigje

Trafiku në urën kryesore që lidh Krimenë me Rusinë u ndërpre pas një shpërthimi që vrau dy persona

Erdogan i premtoi Serbisë gaz, tregti dhe mbështetje