in

Katedralës “Nënë Tereza” në Prishtinë do t'i shtohet bukuria me vënien në funksion të kumbonarës së dytë

Misionet katolike shqiptare në qytetet  Aarau, Luzern dhe Sirinach të Zvicrës, me datë 3 qershor 2023, ora 19:00, në adresën : Schulzentrum Niedermatt – Zentralstrasse nr.30,  Birr 5242, mbajnë takim pune në përpjeke për të siguruar mjete të nevojshme, për vendosjen e Kumonarës së Dytë në Katedralen “Nënë Tereza “në Prishtinë.

Me këtë rast të pranishmëve me një fjalë rasti do t’u drejtohet edhe ipeshkvi ynë Mons. Dedë Gjergji.

Pastaj për të gjithë donatorët do të shtrohet darkë dhe gjatë bashkëbisedimit, do të trajtohen shumë çështje, që kanë të bëjnë me Mërgatën tonë dhe gjendjen aktuale në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë lindore.

Shpresojmë që edhe kësaj radhe mërgimtarët tanë do të tregohen solidarë, ngase është fjala për një institucion që mban emrin e nobelistës dhe shenjtores sonë, Nënë Tereza, Agnes Gonxhe Bojaxhiu, nënë e gjithë njerëzimit.

Në rast paqartësish informacione shtesë mund të merren tek Don. Albert Jakaj, në numër celulari: 00 41 79 206 14 99

Lini një Përgjigje

“Miqtë e fuqishëm, do të keni pasoja”! Për kë e ka Yuri Kim mesazhin e koduar?

Përplasen trenat në Indi, 120 të vdekur dhe 850 të plagosur