Shkruan av. Zanfir Kryeziu
Luftën e Kryezinjëve për çlirimin e Gjakovës dhe bashkimin kombëtar, gjatë Luftës së Dytë Botërore, pa e shkrepur asnjë plumb kundër pushtuesëve nazi-fashist, tentojnë ta përvetësojnë Bujanisto-komunistët shqiptar të cilët në kuvendin e Prizrenit të mbajtur me 1945 tradhëtuan idealin e popullit shqiptarë të Kosovës për bashkim kombëtar,tradhëtuan përpjekjet e popullit të Kosovës për çlirim nga robëria shekullore, tradhëtuan vendimet e konferencës së Bujanit duke vendosur në emër të popullit që Kosovën si provincë t’ia bashkojnë Serbisë Federale.
Misioni Britanik në Shqipëri, qëndrimin e Gani Beg Kryeziut,si patriot kosovar i cili Kosovën e konsideron si pjesë e pandashme e Shqipërisë,siç e pohon edhe vet Fadil Hoxha në letrën dërguar Liri Gegës, e konsideron si të drejtë. Ganiu, duke e parë se Fuqitë Aleate fituese,çështjen e Kosovës do ta lënë ashtu siç ishte edhe më parë,në kuadër të Jugosllavisë, pasi që u sulmua nga forcat partizane të Brigadës V të Shqipërisë,abstenoj nga përpjekjet e tjera.Çdo përpjekje e tij e mëtejshme,për shkak të autoritetit që gëzonte në popull për shkak të qëndrimeve të t’ia të drejta kombëtare do të çonte drejt një lufte qytetare vëllavrasëse,prandaj u tërhoq nga lufta i demoralizuar për dy arsye,të cilat kishin prioritet në përpjekjet e tij.Njëra ishte Kosova e mbetur nën Jugosllavi,e tradhëtuar nga aleatët perendimor por gjithësesi edhe nga Bujanisto-komunistët shqiptar, ndërkaq tjetra ishte evitimi i përleshjeve vëllavrasëse në mes shqiptarve siç ndodhi në Drenicë.Peter Kempi në vepren e tij “Pa ngjyra e pa kreshtë” në mes tjerash thekson:”Shqipëria ishte një flijim plotësisht i panevojshëm që iu bë imperializmit Sovjetik.Ishte iniciativa britanike,armët dhe paratë britanike që ushqyen rezistencën shqiptare më 1943,ashtu siç ishte politika britanike më 1944 që u tërhoq dhe ia dorëzoi një fuqie armiqësore ndikimin tonë, nderin tonë dhe miqtë tanë siç ishte Gani beg Kryeziu”
Në përvjetorin e 51 të vdekjes së intelektualit idealist kombëtar, prof.Zekeria Rexha,Arben Rogova në një artikull kushtuar këtij intelektuali në mes tjerash shkruan: Meqenëse ishte ndër komunistët e paktë me edukim të lartë (Francë),profesori Zekeria Rexha arriti të kuptoj dhe të vlerësojë saktë zhvillimet politike tek populli shqiptar gjatë dhe pas LDB-së.Ai, kishte kuptuar kamuflimin e luftës së përbashkët e gjoja nacional-çlirimtarëve,e cila në fakt fshihte shkatërimin me bajoneta partizane të trojeve shqiptare në ish Jugosllavi. Hartues i Rezolutës dhe kryesuesi i konferencës së Bujanit,profesori Zekeria Rexha, në vitet e 50-ta, në një orë të mësimit në Gjimnazin Sami Frashëri në Prishtinë, përballet me një pyetje mjaftë provokuese nga një grup nxënësish të gjeneratës së Adem Demaqit: I dashuri profesor, kush ka faj që Kosova mbeti nën Serbi, përkundër ”Rezolutës së Bujanit”, hartues i së cilës keni qenë ju madje edhe kryesues i kësaj konference ?……
Profesori me zë të sigurt u përgjigjë…. Fajin e kemi ne komunistet shqiptarë që u besuam qorrazi komunistëve Jugosllavë. Fajin e kemi ne që kërkuam ndihmën e tyre. Fajin e kemi ne që i besuam idesë sllavo komuniste për vëllazërim-bashkim të popujëve,e cila s’kishte pas qenë asgjë tjetër përveçse një gnjeshtër e madhe me bisht të përgjakur.Krejt ato që ndodhën dhe po ndodhin pas mbarimit të luftës e provuan dhe e provojnë katërçipërisht një të vërtetë të tillë.Krimet që u bënë deri me tani (Masakra e Hereqit,Masakra e Tivarit,Masakra e Drenicës e shumë e shumë të tjera) dhe ato që në vazhdimësi po bëhën ndaj shqiptarve në Goli Otok e në burgjet tjera,vrasja në tortura ç’njerëzore e Omer Çerkezit me shokë flet mjaft qart se komunizmi kishte pas qenë një përallë për fëmijët e vegjël. Korçari intelektual Lazër (Zai) Fundo, komunist nga ditët e para, i shkolluar në Bashkimin Sovjetik, këshilltar politik i “Lëvizjes Kryeziu” i vrarë në mënyrë mizore nga krimineli Enver Hoxha, në një letër dërguar Fan Nolit në Amerikë në mes tjerash shkruan:Kam besuar verbërisht se ideologjia sllavo komuniste është si krishti por kisha qenë në lajthim sepse ajo ishte me e zezë se vet djalli.
Vëllazërit Kryeziu ishin nismëtarë të bashkëpunimit shqiptar me aleatet perendimor.Ata ishin në kontaktë të vazhdueshëm me Britanikët, kishin mbështetjen e parezervë të tyre dhe përmes tyre koordinonin me aleatët e mëdhenj perendimorë, përmes përfaqësuesve të atashuar në Shqipëri siç ishin:Emery, Hill, Peter Kemp, Maklin, Smith,Toni Simkoks etj.Interesimi i atasheut për çështjet e propagandës dhe shtypit në legatën britanike në Beograd,Xhuliano Emerit,për Shqipërinë dhe nëpërmjet tij edhe i Anglisë për Shqipërinë, nis kontaktin e tij me Gani e Said Kryeziun në Beograd.Në fillim të vitit 1940, nëpërmjet Emerit e mandej të nënkolonel Oklej Hillit dhe kolonelit Stërling,u arrit një bashkëpunim midis sipërmarrësve kryesor të rezistencës shqiptare me emrin”Fronti i Bashkuar”, ku nuk mungonte as krahu i djathtë (A.Kupi),as qendra (G.Kryeziu), as krahu i majtë (M.Gjinishi). Interesi politik dhe kombëtar synonte veprimin gjithëshqiptar dhe luftën për çlirimin nga okupatorët,kërkonte bashkëpunim me fituesit e Luftës së Dytë Botërore e jo me humbësit dhe orientimin nga perëndimi,për sigurimin e një jete të dinjitetëshme,e një të ardhme demokratike pas lufte dhe jo orientimin nga lindja, nga pushtuesit sllavo/komunist, që përbënte sërish një rrezik shumë të madh për Kosovën dhe çështjen tonë kombëtare.Këtë politikë e kishin bërë të tyrën dhe e ndoqën deri në fund, deri në martirizimin e tyre, Kryezinjtë.
Vijon