in

Sa Kazimir Olenko(Mulla Adnana) ka Kosova sot??!!

Shkruan: Shefqet Cakiqi-Llapashtica

Myftiu Naim Ternava: I sfidoj te gjithë, ma sillni një emer te një imami rus që ka sherbyer në Kosovë !

Harron Myftiu Naim Ternava se vet ishte pjesë e strukturave shtetërore te ish-Jugosllavisë në Jugoslavenska Islamska Zajednica !! 

Agjentët rusë dhe okupimi serb i trojeve shqiptare ! Është shumë intinresant rrëfimi i shkrimtarit të mirënjohur kosovar Ibrahim kadriu në librin e tij historik “Misioni rus” (botimi KOHA, Prishtinë, 2016), i cili sqaron se si një hoxhë me emrin Mulla Adnani, kishte shërbyer njëzet vjet si imam në Bajrakli Xhaminë e Prizrenit, që është ngjit, dmth shumë afër me kompleksin memorial të Lidhjes së Prizrenit, ku ishin mbajtur mbledhjet e krerëve udhëheqëse dhe përfaqësuesve nga të gjitha viset shqiptare (qershor 1878).

Atë mëngjez të ftohët të 10 nëntorit 1912, Ushtria serbe e kishte okupuar qytetin dhe kishin masakruar mbi 400 veprimtarë e patriotë shqiptarë. Dyert e xhamive ishin mbyllur.Para derës së xhamisë së përmendur ishte tubuar ushtria dhe oficerët serbë, në krye me komandantin e tyre, si dhe agjentin sekret rus.Për habinë e të gjithë besimtarëve, imami i tyre Mulla Adnani, atë ditë e kishte hequr shallin dhe kapelën e hoxhës dhe konsultohej shumë “miqësisht” me komandantin e ushtrisë dhe me agjentin rus dhe pas pak i drejtohet besimtarëve myslimanë me fjalë tejet të befasishme dhe të pabesueshme.

Ai u kishte kumtuar atyre se misioni i tij njëzetvjeçar si imam i tyre, kishte përfunduar pikërisht atë ditë të ftohët nëntori në qytetin e Prizrenit, të mbuluar nga reshjet e dendura të borës.Pastaj ai u kishte thënë atyre se ishte me kombësi rus, dhe emri i vërtetë i tij ishte Kazimir Olenko, si dhe feja e tij ishte ortodokse dhe i kishte urdhëruar besimtarët të kthehen “pa zhurmë në shtëpitë e tyre, meqë xhamitë e qytetit do të mbyllen”.Sepse, kishte sqaruar Mulla Adnani, alias Kazimir Olenko, si agjent rus në tokat shqiptare, se tani Prizreni dhe të gjitha viset shqiptare ishin “çliruar” nga Perandoria Osmane dhe se tani e tutje kishte ardhur koha e sundimit të Serbisë dhe mikes së saj të vjetër Rusisë në tokat shqiptare!Nga viti 1892 e deri më 1912 imami  i Xhamisë së Sinan Pashës në Prizren Mulla Adnani, ishte rusi Kazimir Olenke.

Ketë e bëri publik oficieri rus Ruslan Nikolai kur ju drejtua mases në Prizren me fjalët : ” Kazimir Olenko ka kryer misionin e tij. Duhet ti falenderohemi. Ky burrë, tha ai , do të vazhdojë këtë mision por në ndonjë vend tjetre”.Rusi Kazimir Olenko, i cili për 20 vjet kishte shërbyer si imam në Xhaminë e Sinan Pashës në Prizren, me emrin konspirativ Mulla Adnani, por edhe me një emër dhe mbiemër tjetër ( Faruk Myrtaj), kurse për ambientet katolike si Zef Kristi me të cilin mbiemër kishte vepruar në fshatin Guror të Mbi Malësisë së Shkodrës. E tillë ka qenë edhe Tatjana Volovna, me emrin dhe mbiemrin konspirativ si Emine Brajari, e cila ka vepruar në mesin e gjinisë femërore, e cila ka vepruar në Prizren gjoja si mësuese.

Lini një Përgjigje

Miladin Popoviçin, themeluesin e PKSH-së, e vrau Organizata Shqiptare Irredentiste

Skandal në Europianin e Peshëngritjes, i vihet flaka flamurit të Azerbajxhanit (ndodhej pranë ekipit shqiptar)