in

Në teatrin Dodona-jepet premiera "Dera"

* Autor dhe regjisor Naser Shatrolli, luan aktori Drin Berisha

Në Teatrin Dodona të Prishtinës, më 5 prill, në ora 20,00, do të jepet premiera e shfaqjes “Dera”, në regji të Naser Shatrollit me Drin Berishën në rolin kryesor.  

Në jetën teatrore të Kosovës Naser Shatrolli është tashmë një emër i mirenjohur, njëri nder krijuesit shumë tësuksesshëm, që ka realizuar varg kreacionësh skenike të cilat janë mirëpritur nga publiku. 

Regjisori Shatrolli shquhet për përpjekjen e forcimit të aktit teatror si eptim i jetësores, jo duke e përshkruar realitetin jetësur por duke e ngacmuar që të flas dhe të shprehet edhe përtej të dukshmes se përditshme, pra asaj ndjenjores që është veçantinë ekstreme tësë përvetmesh, bota shpirtërore ka edhe të përbashkëtat, siç është fjala vjen Dera, që Shatrolli e ka vendosur në skenën tetrore për ta pa, për ta ndi, për ta kuptu më mirë jo derën, por dy anët e ndryshme të saj, të kundërta, që dera mund ti përbashkësoj kur hapet dhe mbyllet.Këtë frymë filozofiko artistike në mënyrën e kundrimit të Naser Shatrollit do të mund ta shijojmë në shfaqjen “Dera” nëpërmjet të lojës së aktorit Drin Berisha, që gjithashtu është një krijues i talentuar, dhe i cili në këtë pjesë skenike do të demonstrojë vetveten në ballafaqim me zbërthimin e një tisi fenomenesh shumë të ndjeshme të jetës, të cilat janë të padukshme, mirëpo janë ekstremisht ndikuese deri në determinim të plotë. 

Variantet e ndryshme të fenomeneve: ndodhi, përjetim, provokim, rrëfim, mospajtim dhe thirrje për mirëkuptim…, janë qëllimi artistik i shfaqjes “Dera”, për të cilën skenografinë dhe kostumet i kanë përgatitur Agron Blakçori e Arife Veselaj, muzika e Ehad Dula, ndriçues Albert Gashi dhe mjeshtria Ekrem Xhaka.Premiera më 5 prill 2023, në ora 20,00, në Teatrin Dodona të Prishtinës. 

Skënder Zogaj

Lini një Përgjigje

Katolikët e Kosovës për besimin e fshehur: Ishim myslimanë ditën, të krishterë natën

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH