in

Blerim Latifi në mbrojtje të drejtë të Saranda Bogujevci: Kthehuni në shpellat ku zë fill tradita juaj

Analisti Blerim Latifi i ka dal në mbrojtje deputetës së LVV-së, Saranda Bogujevcit, pasi kjo e fundit ka qenë cak i gjuhës së urrejtjes pas deklaratës rreth shtatzënisë pa burrë.

Ndonëse, Bogujevci e sqaroi faktin se ajo ka të dashur, por që dëshiron ta ndrrojë këtë mendësi, duke thënë se “nësë një grua dëshiron me u bë nënë, nuk duhet të ja cenojë askush atë të drejt”.

Pavarësisht këtj sqarim, deputetja e LVV-së ka marrë ofendime të tjera, duke u kritikuar se ajo është shtatëzënë ndonëse nuk është e martuar.

Kjo është joparimore nga ana juaj zotërinj rojtarë të traditës mesjetare që e përbuzë “kopilin”. Prandaj, që të jeni konsekuent në qëndrimet tuaja, hidheni teknologjinë e kopilit Jobs dhe kthehuni në shpellat ku zë fill tradita juaj. Vetëm atëherë do t’u marrim seriozisht”, shkroi në Facebok, Latifi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Shfryejnë me fjalët më të pista kundër të drejtës së grave për të pasur fëmijë edhe pa qenë të martuara, dhe këtë e bëjnë duke përdorur teknologjinë e krijuar nga një gjeni i lindur jashtë lidhjes martesore. Ky është Steve Jobs.

Kjo është joparimore nga ana juaj zotërinj rojtarë të traditës mesjetare që e përbuzë “kopilin”. Prandaj, që të jeni konsekuent në qëndrimet tuaja, hidheni teknologjinë e kopilit Jobs dhe kthehuni në shpellat ku zë fill tradita juaj. Vetëm atëherë do t’u marrim seriozisht.

Dhe derisa ju të na lajmëroheni nga shpellat, ne do të vazhdojmë të jetojmë duke shijuar artin e një kopili tjetër, që e ka emrin Leonardo da Vinçi, dhe të organizojmë jetën tonë politike sipas parimeve kushtetuese, të vendosura nga një kopil tjetër, i cili quhet Aleksandër Hamilton, themelues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E për këtë, Latifi i ka ofruar mbështetje Bogujevcit, ku ka kritikuar ashpër ata që e ofendojnë atë.

Lini një Përgjigje

“Avioni është rënduar shumë, disa duhet të zbresin”

Nova Rusia në Ballkan në Aleancë me Otomanët