Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me vranësira që vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe fjolla bore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1 deri në 4 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s.
“Në mëngjes për rreth relievit malor dhe në rrugët me lagështi do të ketë ngrica, kështu që apelohet te ngasësit e makinave që të kenë kujdes të shtuar në trafikim”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.


