“Profesori i Universitetit të Prishtinës, Blerim Latifi ka thënë se miliona dollarë janë dhënë në Kosovë në 20 vitet për ta përhapur islamin politik dhe vehabizmin, teksa ka përmendur emrin e predikuesit fetar Shefqet Krasniqi dhe Ikballe Hudutit.
Nuk duhet me bisedu për çështje tona me perspektivën e Tehranit”, ka deklaruar Latifi.
Prapa imamit Krasniqi dhe Hudutit, qëndrojnë miliona euro e dollarë mbështetje për të realizuar qëllimet e tyre.
Problemi është se prapa Shefqet Krasniqit qëndrojnë miliona euro, miliona dollarë, që janë dhënë në 20 vitet e fundit, për me përhapë islamin politik dhe vehabizmin në Kosovë, ky është problemi i Shefqet Krasniqit, ky është problemi i Hudutit dhe krejt këto. Qindra miliona dollarë në 20 vitet e fundit janë dhënë në këtë Kosovë me dezorientu krejt shoqërinë.
Latifi ka thënë se për ‘degjenerimin’ shoqëror nuk mund të flas Huduti dhe të tjerët që përkrahin ideologji të ngjashme.