Sot rreth orës 01:20 një 19-vjeçar, ka vdekur si pasojë e një aksidenti ku të përfshira kanë qenë tri vetura, një në lëvizje dhe dy të parkuara, si dhe dy këmbësorë.
Lajmi është konfirmuar për RTKlive nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 01:20 kemi pranuar informatën se në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë,ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësor dhr tri vetura ( një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, një prej tyre (këmbësor) nuk ka arritë të përballojë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i viktimës : J.S, mashkull, 19 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha ajo për RTKlive.