in

Fëmijët në Podujevë mësojnë kurse islame

Foto: Podujevasot

Mësim i fesë islame vazhdon të jetë njëra ndër gjërat primare i prindërve për fëmijët e tyre, njofton Podujeva Sot. Në Xhaminë e Vjetër në Podujevë janë 150 nxënës të cilët po ndjekin këtë kurs fetar.

Këto kurse fetare organizohen pothuajse në çdo xhami të Kosovës, por një numër të tillë si të llapjanit vështirë që e arrinë dikush tjetër, shkruan më tutje PodujevaSot.

Po me arsimin laik, si i kanë punët? Vazhdon të jetë njëra ndër gjërat primare arsimi për prindërit podujevas?  

Podujeva me rrethinë është ndër rajonet më të varfëra dhe më të paarsimuara të Kosovës, të braktisura nga Zoti dhe nga robi. Ka mungesë të shkollave e ambulancave, por nuk i mungojnë xhamitë, shkollat fetare e mejtepet, që i ka me tepri. Shpërngulja nga Llapi është më e madhja në vend. Shoqatat islamike me prejardhje të dyshimtë kanë investuar shumë në xhami e mejtepe, por shteti nuk ka investuar në shkolla e në institucione. 

 -Kot që i përgadisin fëmijët për Arabi,- tha një llapjan, sepse ata sapo i bëjnë njëzetë vjet ikin nga xhamitë dhe shkojnë në Perëndim, në vendin e kishave. 

Lini një Përgjigje

I “sapodalë” nga burgu, dyshohet se do kryente vrasje me pagesë në Korçë

Zjarret në Shqipëri, zgjidhja vjen sërish nga Greqia me avionë