Bashkëvendësit e mi ende ankohen se në bregdetin shqiptar emetojnë këngë serbe të kohës së Millosheviqit.
-Po mos shkoni more burra e gra aty ku ju fyejnë me qëllim më këtë muzikë, ndërsa e dinë se këto këngë na e kujtojnë luftën, na i ngjallin pamjet e krimeve dhe mizorive serbe, na e nxjerrin para sysh policin e ushtarin, duke na i vrarë nënat, motrat e bijtë tanë. Nuk është art ajo muzikë primitive, që ta kujton lemerinë, tmerrin, Millosheviqin, Arkanin.
Ndërkaq, në bregdetin shqiptar këngët e kohës së Millosheviqit e Arkanit emetohen. Vetëm ndonjë i vonuar mund ta quaj art këtë muzikë tallava.
Kjo është njëjtë si hebrenjve në shtetin e tyre t’u emetonin këngë të kohës së Hitlerit e të Geringut dhe të thoshte ndonjë kokërr budallai si shqiptarët e mjerë se kjo është art, apo se arti nuk njeh kufi.
Nën tingujt e kësaj muzike paramilitarët dhe policët serbë vrisnin mijëra gra e fëmijë, digjnin lagje e qytete. Pse duhet ta dëgjojë unë këtë muzikë dhe të paguaj për te.
Le të falimentojnë ata që duan të ma imponojnë këtë lloj muzike, por mua nuk do të më shohin në bregdetin e tyre.
S’ka më turizëm patriotik.
Nëse ata nuk e kanë idenë e patriotizmit, pse duhet ta kesh ti?
Budalla je? Tru shpërlarë?
Nëse të presin mirë?
Shko.
Nëse të shërbejnë mire.
Shko.
Nëse nuk të dallojnë nga të tjerët, mos i ndërro me bregdetet tjera.
Pa juve bregdeti shqiptar do të vdiste. Ndërsa mos e lejo të vdes , sepse është copë e atdheut.
Ndryshe ke aq shumë zgjedhje.
Nëse vazhdojnë kështu me sjellje shpëfillese, ndërsa varen vetëm prej teje, shkoni në bregdetin kroat, spanjoll a bregdetin grekë, ku nuk do të dëgjoni kurrë muzikë serbe. Shkoni kudo tjetër por jo atje ku të përbuzin dhe duan t’u lëndojnë me qëllim.
I kam kaluar dymbëdhjetë vera në bregdetin e Dalmacisë, katër vera në bregdetin e Greqisë, por kurrë nuk me kanë mashtruar, nuk me kanë fyer a lënduar, edhe pse që në fillim u tregoja kush jam dhe nga vijë. Me prisnin dhe me trajtonin për mrekulli.
Ata që e kanë shijuar bregdetin kroat, spanjoll a grek, pësojnë trauma me “mikëpritjen shqiptare” në bregdet.
Edhe pse rrezikoj që komisarët politik (enverist-titist) nga Kosova të më shpallin tradhtar e të shitur të armiku, unë e dua Shqipërinë ndryshe e jo copë-copë si e duan ata.