Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 27 vjetorin e masakrës së Srebrenicës.
Përmes një postimi në Twitter, presidentja Osmani ka shkruar se sot zemrat tona janë me të dashurit e tyre dhe se duhet të jemi të bashkuar kundër përpjekjeve për të mohuar këtë mizori të tmerrshme.
“27 vjet pas gjenocidit të Srebrenicës, kujtojmë 8,372 djemë e burra boshnjakë të vrarë pa mëshirë nga forcat serbe.Sot, zemrat tona janë me familjet dhe të dashurit e tyre. Duhet të jemi të gjithë të bashkuar kundër përpjekjeve për t’i minuar ose mohuar këto mizori të tmerrshme”, ka shkruar Osmani.


