Disa persona kanë mbetur të vrarë, pas të shtënave në një qendër tregtare në kryeqytetin danez, Kopenhagë.
Një 22 vjeçar danez ka kryer një sulm me armë zjarri në një nga qendrat më të mëdha të tregut në Danimarkë, duke lënë të vdekur disa persona, si dhe disa të plagosur.
Dëshmitarët kanë treguar për skena kaotike në qendrën tregtare, që ndodhet në pjesën jugore të qytetit, raporton BBC.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e policisë, ambulancës e zjarrfikësve, ndërsa të gjitha rrugët për në stacionet e metrove janë bllokuar nga policia. Policia ende nuk ka qenë në gjendje të jap detaje rreth rastit, ndërkohë që kanë thënë se sulmi mund të jetë edhe akt terrorist.