in

Dua Lipën Kosova nuk e pranoi, prandaj s’kemi pse na mbetet hatri

LOS ANGELES, CALIFORNIA - MARCH 14: Dua Lipa attends the 63rd Annual GRAMMY Awards at Los Angeles Convention Center on March 14, 2021 in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Mazur/Getty Images for The Recording Academy )

Ishte e pritshme zhvendosja e festivalit në Tiranë, sepse ne e refuzuam, adminstrata bëri marrëzi të pafundme. 

Mos mbajtja e festivalit “Suni Hill” me Dua Lipën dhe me disa nga këngëtarët më të famshëm në botë, i dëshpëroi pjesën më të madhe të shqiptarëve në Kosovë. S’ka arsyetim për  mos mbajtje, por ka marrëzi e kryeneçësi të administratës, apo është ndonjë hile tjetër talibançe.

Dua Lipa me Suni Hill ishte ambasadorja më e fuqishme e Kosovës, mburrja dhe krenaria jonë, ndërsa ne e dëbuam. Prandaj s’kemi pse na mbetet hatri, në Tiranë e vlerësuan.  Fundja Tirana e jona është, por na e pati ëndja që Dua të këndonte në Prishtinë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se fitimi që Tirana do ta ketë nga organizimi i “Sunny Hill” pritet të jetë 40 deri në 50 milionë euro.

Humbja morale që e pësoi shteti i Kosovës me mos ardhjen e Dua Lipës është e pallogaritshme sa ta marrim kujën. Athua e kuptojnë ata që e dëbuan?

Lini një Përgjigje

Prishtina do të fitonte 12 deri në 15 milionë euro sikur të mbahej “Sunny Hill”

‘The Independent’: Festivali i themeluar nga babai i Dua Lipës, largohet nga Kosova