Deputeti britanik, Neil Parish ka dhënë dorëheqjen pasi pranoi se kishte parë pornografi në Dhomën e Komunave. Parish tha se ai ka parë materiale për të rritur dy herë në parlament, duke pretenduar se hera e parë ishte aksidentale pasi shikonte traktorët në internet, por se e dyta ishte “një moment çmendurie”.
Fermeri 65-vjeçar fillimisht ishte zotuar të vazhdonte si deputet për Tiverton dhe Honiton, por më pas tha se do të largohej pasi e kuptonte dëmin që po i shkaktonte familjes dhe zonës së tij elektorale. Skandali vjen mes akuzave për mizogjini dhe sjellje të pahijshme seksuale në Westminster.