Rudolf Scharping (ministri gjerman i mbrojtjes) dhe vajza kosovare, Valbona Duraku (1999)
Faruk Tasholli
Rudolf Scharping, ish ministri i mbrojtje se Gjermanise, gjate kohes sa ishte lufta ne Kosove, ka bërë një ditar të gjatë (prej 270 faqesh), ku perfshin ngjarjet kryesore te kohes dhe lidhmerine e Bundeswehr-it gjerman dhe te Europes me to.Ditari mban titullin: “Ne nuk guxojme te harrojme”, Kosova – lufta dhe Europa.
Ne 23 vjetorin e intervenimit te NATO-s ne pengimin e gjenocidit serb nbi shqiptaret, zgjodha nje foto nga ky liber ku,Rudolf Scharping perpiqet qe ta ngushelloje dhjetevjeçaren Valbona Durakun e cila me nenen e vet jeton ne fshatin plotesisht te rrenuar nga lufta,ne Krushen e Madhe (1999). Uroj qe kjo vajze e shpetuar nga ai tmerr, qe tash do te duhej te jete 33-vjeçare, ta gezoje jeten me gjithe te mirat ne Kosoven e lire!


