in

Pas Rusisë, “çohet peshë” Turqia

SOCHI, RUSSIA - OCTOBER 22, 2019: Turkey's President Recep Tayyip Erdogan (L) and Russia's President Vladimir Putin shake hands during a meeting to discuss situation in Syria. Mikhail Metzel/TASS Ðîññèÿ. Ñî÷è. Ïðåçèäåíò Òóðöèè Ðåäæåï Òàéèï Ýðäîãàí è ïðåçèäåíò Ðîññèè Âëàäèìèð Ïóòèí (ñëåâà íàïðàâî) âî âðåìÿ âñòðå÷è ïî âîïðîñàì ñèðèéñêîãî óðåãóëèðîâàíèÿ. Ìèõàèë Ìåòöåëü/ÒÀÑÑ

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu në një nga intervistat e fundit. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se deklaratat e Cavusoglut lidhur me sovranitetin mbi disa ishuj të Greqisë janë kundërproduktive.

“Sovraniteti i Greqisë mbi këta ishuj është i padiskutueshëm. Turqia duhet ta respektojë, të përmbahet nga provokimet”, ka shkruar Stano në Twitter, duke publikuar një deklaratë zyrtare të BE-së për këtë çështje.

“Komentet e Ministrit të Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu në një intervistë të fundit, duke kundërshtuar sovranitetin e Greqisë mbi disa nga ishujt e saj, janë kundërproduktive dhe kundërshtojnë përpjekjet për de-përshkallëzim në Mesdheun Lindor të kërkuara në Konkluzionet e Këshillit Evropian nga 23 marsi dhe 24-25 qershori 2021”, thuhet në reagimin e BE-së.

“ Turqia duhet ta respektojë atë, të përmbahet nga deklaratat dhe veprimet provokuese në këtë drejtim, të angazhohet pa mëdyshje për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe të punojë për ta zgjidhur çdo mosmarrëveshje në mënyrë paqësore. Marrëveshjet ndërkombëtare duhet të respektohen”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Ky ritensionim i situatës mes Greqisë dhe Turqisë nga kjo e fundit vjen në një kohë kur shtetet e Bashkuara dhe fuqitë evropiane po përpiqen ta parandalojnë nisjen e një lufte të re në Ukrainë nga Rusia.

Lini një Përgjigje

Stela dardane e Valens Turrelit

Scholz takon Despotin Putin dhe përballet me një gënjeshtër të madhe gjermane