in

Ngrihet flamuri i Kosovës në Melburn dhe Dangedong

Si çdo vit, shoqatat e komunitetit shqiptar në Australi kanë organizuar aktivitete për të kremtuar 14-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Kjo u bë e ditur në një intervistë për seksionin shqip të radios SBS me gazetaren Majlinda Lulo nga kreu i komunitetit shqiptar në Melburn dhe Kryetari i Shoqatës se Shqiptarëve të Dandenong-ut, Riza Jakupi treguan me shumë për aktivitete që do të mbahen këtë ditë.

Jakupi tregoi se komuniteti shqiptar në Melburn po organizon ceremoninë e ngritjes së flamurit pranë sheshit Federation Square. “Ceremonia do të fillojë në orën 7 të mëngjesit e do të vazhdojë 30 minuta.

Do të mbahen fjalimet përshëndetëse të rastit. Do të jenë këtu prezent e ngarkuara me punë pranë ambasadës së Kosovës në Australi, znj. Zanë Mehmetaj. Gjithashtu do të jetë i pranishëm ambasadori i ri i Shqipërisë në Australi z. Adrian Mara. Do të ekzekutohen himnet dhe në fund do të bëhet ngritja e flamurit. 

Në orën 7:30 do të përfundojmë ceremoninë dhe atëherë me ambasadorët do të nisemi për në Dangedong”, tregon Jakupi.

Ndersa në Dangedong ku kremtohet për herë të parë pavarësia e Kosovës janë përgatitur edhe aktivitete të tjera.

“Ne në Dangedong e kemi për herë të parë që festojmë Pavarësinë e Kosovës dhe ngritjen e flamurit. Shpresoj që kjo do të vazhdojë edhe më tutje”, thotë Jakupi.

Ai gjithatu rrëfeu se pas përfundimit të ceremonisë në Melburn, ceremonia në Dangedong është përcaktuar të fillojë në orën 8:30 në mëngjes.

“Pastaj kemi angazhuar fëmijët për të kërcyer valle, do të ketë fjalime të ndryshme. Janë të ftuar disa persona nga komuna e Dangedongut, po ashtu edhe nga anëtarët e Parlamentit. Pas ceremonisë, është organizuar edhe një mëngjes në restorantin e shqiptarëve nga Kosova aty pranë për të gjithë pjesëmarrësit. Janë të mirëpritur të gjithë shqiptarët kush ka mundësi”, përfundon Jakupi.

Lini një Përgjigje

Tre diktatorët

Presidenti ukrainas: Me 16 shkurti do të na sulmon Rusia