in

Rama për projektin e liqenit: Prej atij momenti më njohën 100 për qind e qytetit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka komentuar edhe një herë deklaratën që ai e ka bërë rreth ndërtimit të një liqeni në vend të stadiumit “Fadil Vokrri” në të ardhmen.

Ai tha se barsoletat që ndodhen pas kësaj deklarate janë të mira, sepse sipas tij, ata duhet t’i stimulojnë qytetarët që të mendojnë jashtë kornizës.

Ai tha se këto barsoleta për të kanë qenë fantastike sepse deri në atë moment e kanë njohur 50 për qind e qytetit, ndërsa prej atij momenti e njohën 100 për qind të qytetit.

“Ata që e kanë përqeshur këtë ide për mua ka qenë fantastike, sepse deri në atë moment më kanë njohur 50 për qind e qytetit, ndërsa prej atij momenti më njohën 100 për qind e qytetit, pra, unë e arrita timen”, është shprehur Rama në emisionin “Oxygen” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se projekti i stadiumit nuk do të ndodhë në katër vitet e ardhshme, sepse nuk e kanë në program.

Lini një Përgjigje

Dinakëria e Vuçiçit/ Kamberi: Nëse popullsia shqiptare në Medvegjë bie nën 15%, shqipja do të hiqet nga gjuhët zyrtare

A ka zgjidhje për pritjet e gjata në Merdare