in

Në fokus situatën e sigurisë dhe tendencat për destabilizim të rajonit nga Serbia

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Australisë në Kroaci, përgjegjës edhe për Kosovë, z. Andrea Biggi.

Duke e falënderuar për mbështetjen që Australia i ka ofruar Kosovës në periudhat më të rëndësishme për vendin, ministrja Gërvalla ka ftuar z.Biggi për thellim të bashkëpunimit bilateral në çështje me interes të përbashkët.

Bashkëbiseduesit kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe gjendjen në rajon. 

Në fokus kishin situatën e sigurisë dhe tendencat për destabilizim të rajonit nga Serbia si dhe nëpërmjet ndikimit rus.

Në këtë kontekst ministrja Gërvalla, ka theksuar se është tepër e nevojshme që faktori ndërkombëtar të reagoj me kohë për të ndalur kërcënimet e hapura dhe për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon.

Tutje kanë diskutuar për diasporën shqiptare në Australi e cila kanë vlerësuar se është e mirë integruar atje. Ministrja Gërvalla i shpjegoi z. Biggi se Qeveria e Kosovës ka filluar dialogun me diasporën me qëllim të përfshirjes së tyre në jetën institucionale dhe shoqërore dhe se edhe shqiptarët në Australi do të jenë pjesë e kësaj nisme.

Nga ana e tij i ngarkuari me punë z. Biggi ritheksoi qëndrimin mbështetës të Australisë karshi Kosovës.

Lini një Përgjigje

“Arbëria”, filmi për arbëreshët që do të dal në Netflix

Mbi 775 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë të anticovid -19