in

Daniel Serwer, ka kërkuar dëshmi për pretendimet e analistit serb

Analisti amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka reaguar ndaj deklaratës së analistit politik në Serbi, Dushan Janjiq, i cili ka thënë se Serbia e paguan nga 100 mijë dollarë në muaj Richard Grenellin.

Pretendimet e analistit serb se ish i dërguari special për dialogun Kosova-Serbi nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, Richard Grenell mbron interesat e Serbisë dhe për këtë ai paguhet 100 mijë dollarë në muaj nga shteti serb, i ka hedhur poshtë vetë diplomati amerikan.

Ndërkohë, ndaj këtyre pretendimeve të analistit serb, ka reaguar analisti amerikan dhe profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, i cili ka kërkuar dëshmi për pretendimet e analistit serb.

“Më dërgoni prova dokumentuese që kjo është e vërtetë dhe unë do t’ia dorëzoj personalisht Departamentit të Drejtësisë”, shkroi Serwer në Twitter.

Grenell i ka quajtur të pavërteta deklarimet e analistit serb Dushan Janjiq, i cili tha se Vuçiq e paguan 100 mijë dollarë në muaj për lobim.

Ai këto pretendime i ka quajtur të rreme.

Ndërkaq, Janjiq në një emision televiziv, tha se nuk e di pse Serbia e paguan Grenellin, kur Trump nuk është më në pushtet.

“Ne madje e paguajmë edhe Grenellin nga 100 mijë dollarë në muaj, nuk e di pse, kur shefi i tij nuk është në pushtet. Lobimi është në mënyrë të çuditshme i organizuar, për fat të keq, askush nuk ka bërë asgjë lidhur me këtë, nga Milosheviqi e deri më sot, janë kornizat e njëjta dhe pothuajse të njëjtat agjenci. Nuk kemi lobim serioz në raport me kompanitë, që të vijnë dhe të bëjnë diçka”, tha Janjiq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Në dramën e refugjatëve, Merkel troket në derën e Putinit

Gratë e fuqishme të Kosovës takohen në Washington DC