Shkruan: Nijazi Muhamedi
Në një rrugë afër një shkolle fillore, pas daljes nga mësimi, do filloristë, në shenjë kontestimi ndaj programit mësimor, të imponuar, kishin shkyer librat e tyre të “gjuhës së vetme zyrtare-maqedonishtes(!!!), që mësohet nga klasa e tretë dhe kishin mbuluar një copë udhe me fletët e tyre …
Kjo shkyerje, sipas ekspertëve të psikologjisë dhe të didaktikës së gjuhës amtare, ka një kuptim shumë dinjitoz REFUZIMI TË POSHTËRIMIT që ia bën shkolla (e tre universiteteve..!!!) ndjesisë identitare të fëmijës.
Sipas një studimi të ekspertëve eminentë frankofonë në Kanada, “Gjashtë dimensione të formimit gjuhësor, identitar dhe kultural të nxënësve në shkollën frankofone” ndaj imponimit të një “gjuhe tjetër si gjuhë zyrtare” që shtyp GJUHËN E TYRE AMTARE ” FËMIJËT ndjehen të poshtëruar nga delegjimimi që ia bën gjuha tjetër LEGJITIMITETIT TË GJUHËS SË TYRE AMTARE DHE KOMUNITETIT TË CILIT ATA I TAKOJNË GJUHËSISHT DHE ETNIKISHT, dhe gjestin e kundërshtimit ndaj atij delegjitimimi të gjuhës amtare dhe të komunitetit të cilit i takojnë e shprehin në forma të ndryshme kontestimi e refuzimi.
GJESTI I SOTËM i ca fëmijëve të një shkolle fshati me këto fletë të shkyera, të hedhura në rrugë, kishte atë kuptimi- REFUZIMI NDAJ POSHTËRIMIT të institucionalizuar, njëkuptimisht me BOJKOTIN E NXËNËSVE TË JABOLLÇISHTIT TË VELESIT SI KONTESTIM POSHTËRIMIT DHE DELEGJITIMIMIT INSTITUCIONAL QË I BËHET GJUHËS SË TYRE AMTARE..!!!