Cena bej Kryeziu në Betejen e Shkodrës, në mbrojtje të qytetit (botohet për herë të parë)
Shkruan avokati Zanfir Kryeziu
Në një artikull të postuar me 16.03.2014 tek Lajme Flesh,në mes tjerash thuhet:
Nuk është as çudi dhe as rastësi, pasi historia njerëzore është e mbushur plot shembuj të tillë, është një luftë për pushtet që zhvillohet me të njëjtën mënyrë dhe me të njëtët mjete, një luftë që s’njeh moral dhe kufi. Perandoritë dhe mbretëritë e kanë patur mbijetesë likuidimin e rivalëve. Dramat e tyre brenda llojit dhe gjakut janë nga më monstruozet dhe nga më të paimagjinueshmet.
Më poshtë po japim dy raste nga historia jonë, rastin e vrasjes së Ceno Bej Kryeziut nga Zogu dhe Bahri Omarit nga Enver Hoxha, që në shumë pikpamje janë të ngjashme si dy pika uji. Të dy i kishin kunetër, burra të motrave, por për të dy,asnjërit nuk iu drodh dora kur i vrau. Motivi, pak a shumë i njëjtë, frika dhe terrori: T’u lënë të kuptojnë vartësve se ata s’kanë asnjë skrupull, se deri sa ata u morën jetën të vetëve, s’pyesnin për të tjerët.
Se si ka ndodhur në të vërtetë, le ta shohim më poshtë:
Ceno bej Kryeziu
Ceno bej Kryeziu,kunati i Mbretit Zog (burri i motrës) vritet në moshën 32-vjeçare në Pragë,nga atentatori frikacak me kombësi vllehe, dhe ate,pas shpine, çka nuk ishte në traditën e popullit shqiptar.Kryeziu ishte figurë e debatueshme politike, lindur në Gjakovë, në oxhakun e bejlerëve Kryeziu, familje nga më të pasurat, dhe me tradita nacionaliste.
Më 1912, gjatë Luftës Ballkanike, ai udhëhoqi forcat shqiptare kundër trupave të Malit te Zi; dhe shërbeu si nënprefekt i Krumës dhe komandant i forcave të kufirit në zonë deri më 1914. ai, krah përkrah me të j’atin Riza bej Kryeziun (Gjakova) firmëtarin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë me 1912 dhe bashkëkomandat me Isa Boletinin i Gardës Kombëtare të emruar nga kryeministri Ismajl bej Qemali luftoj për të mbrojtur Shkodren, ku shquhet për trimërin e treguar. Luftoi kundër austro-hungarezëve, arrestohet dhe burgoset prej tyre. Internohet në Hungari, por me një ndërhyrje të miqëve lirohet,ashtu që pas lirimit nga internimi me 1915 shkonë në Prag dhe vendoset te nënkoloneli Roter në Smihov. Në mbarim të luftës së parë botërore u kthye në Gjakovë, ku u zgjodh kryebashkiak.Ceno beu ishte i ri, i pashëm, i arsimuar,i pasur dhe mbi të gjitha trim i pashoq. Më 1922, martohet me Nafijen, princeshë e ardhëshme, motër e Ahmet Zogut, mbretit të ardhshëm. Çifti Kryeziu pati një fëmijë, djalë,Tatin (Esadin) Kryeziun – princi i ardhshëm i Kosovës, kur daja i tij u bë mbret. Në qershor të vitit 1924,Ceno beu e ndihmoi Zogun të arratiset në Jugosllavi, nga ku, organizoj dhe me armë në dorë u priu forcave të legalitetit drejtë triumfit ndaj revolucionit bolshevik të Nolit dhe rikthimin e tij në pushtet në Shqipëri. Në Tiranë,dënohet në mungesë, dënim që më vonë u shëndrruar në dënim me vdekje. Në dhjetor të po atij viti, trupat e legalitetit nën udhheqjen e tij, përleshen me ato të Bajram Currit në Malësinë e Gjakovës, dhe i ndjekin ato deri në marsin e vitit 1925. Në janar 1925, Ahmet Zogu bëhet president dhe nga prilli në korrik, Kryeziu shërben si Ministër i Brendshëm. Largimi i papritur pas disa muajsh nga ky post krijon dyshimet e para se midis tij dhe Zogut kishin lindur mosmarrëveshje. Kryeziu arratiset në Paris,në dukje i vetëmërguar.Me ndërhyrjen e nënës së Zogut, ai thirret në Tiranë dhe më 1926 caktohet ambasador i Shqipërisë në Beograd. Ishte kjo periudhë që zgjoi dyshimet se Kryeziu po komplotonte me jugosllavët kundër Zogut, ndërsa ky kishte filluar të forconte lidhjet me Italinë fashiste të Musolinit.Por në korrik 1927, krahas detyrës që mbante, Kryeziu u caktua ambasador në Çekoslovaki.Pak ditë më vonë, ambasadori Ceno bej Kryeziu vritet në një kafene të Pragës nga Alqivijadh Bebi nga Elbasani nipi i varësit të Zogut. Në shenjë mirënjohje dhe faleminderimi për kontributin e Ceno Beut për triumfin e legalitetit dhe rikthimin e Zogut në pushtetë, Shkodra, qytet me tradita nacionaliste, në manifestimin e mbajtur për triumfin e legalitetit e priti me lule.
Atentati
Është thënë se vrasësi ishte një agjent i Zogut, por Zogu vetë nuk e pranoi kurrë,madje që nga ajo ditë e derisa vdiq.Mirëpo,Zogun e demanton koloneli britanik Sterling që asistoi në krijimin e Xhandarmërisë gjatë qeverisjes së tij. Dëshmia më interesante që vjen nga ditari i kolonelit Sterling që e botoj gazeta dita është përgatitja dhe zbatimi i një prej vrasjeve më të bujshme politike të cilat janë gatuar shpesh në Oborrin Mbretëror të Zogut e që i referohet këtij atentati.
Ahmet Zogu u kujdes për djalin e Kryeziut, princë Tatin, si për birin e vet, Lekën, sepse e mbante peng nga frika e hakmarrjes së vllëzërve të Cena beut të cilët kishin kuptuar se porositësi i vrasjes ishte Zogu. Vrasësi i Ceno Bej Kryeziut ishte një student vlleh nga Elbasani, xhaxhai i të cilit punonte në oborrin Mbretëror.Ai u arrestua në vendin ngjarjes, në Pragë, dhe vdiq po në Pragë,i vrarë nga një tjetër person në sallën e gjyqit, në momentin kur filloj të rrëfehet para gjykatës për porositësit e atentatit, gjë që ka ndodhur edhe me vrasje të tjera të Zogut, ku është zhdukur dëshmitari kryesor.