Nga Sherif Ramabaja
Ne kishim Enver Hoxhën i cili ka hyrë në histori si diktatori më i egër në rruzullin tokësor. Mendohet se ai ia ka kaluar Stalinit, Maos dhe Kastros.
Në realitet ai kishte plane të cilat ende nuk janë studiuar sa duhet. Nëse ai ishte gjakpirës ndaj popullit të vet, ai këtë e bënte me një taktikë dhe qëllim të pazbuluar.
Në njërën anë e terrorizonte popullin shqiptar për të mos ia zbuluar askush planet e tij të fshehta, kurse në anën tjetër insistonte që të bëhej republika e shtatë jugosllave me të vetmin qëllim, ta pushtonte kalanë nga brenda.
Si ? Shumë thjeshtë. Kishte nxitur natalitetin më të lartin në Evropë. Ai bënte plane se pas ca vitesh shqiptarët do të dominonin në Jugosllavi dhe pastaj kështu shpresonte që në mënyrë paqësore ta pushtonte Jugosllavinë. Ide briliante apo ?
Kur kjo metodë nuk funksionoi e kishte planin rezervë. Priste që revizionizmi jugoslav të falimentoi dhe me një qeveri marksiste – leniniste lehtë do tia bënte, sepse ajo do ta respektonte të drejtën e Kosovës për vetëvendosje.
Revizionistët jugoslavë nuk falimentuan dhe Enver Hoxha vdiq para se ata të shpallnin falimentimin. Më në fund erdhi koha, kur Kosova u çlirua nga kthetrat serbe.
Pak pra se të çlirohej Kosova Demaçi doli po ashtu me idetë pothuaj shumë identike me Enver Hoxhën. Ai insistonte ta bindte Serbinë për Ballkaninë, sepse për shqiptarët vendoste vet ai.
Kosova megjithatë arriti pa planin e Enver Hoxhës dhe pa Ballkaninë e Demaçit të çlirohej.
Pas çlirimit ne kishim propozime të lloj – llojshme derisa erdhëm te koha dhe dalja në skenë e kryeministrit shqiptar Rama.
Planet Rama me Thaçin i kishin të gatshme, po Gjykata speciale e Hagës këto për momentin i ngriu.
Në aktin e fundit të skenës për vendim – marrje kryeministri Rama mbeti i vetmuar, sepse ai nuk mund të llogariste as në kryeministrin Kurti e as në presidenten Vjosa Osmani.
Së pari ishte i preokupuar me mandatin e tretë, po pasi e fitoi siç pritej sipas metodave të parametrave matematikore, iu qas punës me energji të shtuara.
Misionin për popullin shqiptar e muar vetë në dorë dhe si partner e gjeti presidentin e Serbisë Vuçiq.
Me te ka vendosur që planet që i kishin të gatshme me Thaçin, t´i përfundojnë ashtu siç i kishin paramenduar.
Së pari e emruan Minishengenin dhe tash Open Ballkan, mund t´ia shtojmë edhe prapashtesën Exspres.
Ramën e shau e tërë Kosova për takimet, miqësinë dhe zgërdhirjen e tij me Vuçiqin, po askush nuk e qau kokën, pse ai po vepron këahtu ?
Prapavija e tij ishte dhe është që përfundimisht ta detyroi Serbinë ta pranoi Kosovën.
Si ? Së pari ta josh Sebinë me hapjen e kufijëve, qarkullimin e lirë të mallrave, lirinë e lirë të lëvizjes dhe kështu shqiptarët do ta blenin Serbinë deri në Nish.
Po t´ia arrij këtij qëllimi Rama pastaj Vuçiqin do ta vëjë para aktit të kryer.
Nuk dihet sa ka të drejtë kryeministri Rama, po këtë ide të tij superlative nuk e kuptojnë shumica e shqiptarve, prandaj pasojnë të gjitha këto kundërshtime dhe fyerje në drejtim të tij.
Dikush e ka zbuluar që të njejtat ide dhe të njejtin plan e ka edhe Vuçiq për Serbinë.
Ai ka ndërtuar lagje të tëra në veri të Mitrovicës dhe planifikon veprime të tjera që, Ramën dhe po ashtu Kosovën ta sjell para sfidave.
Cili do të jetë i sukseshëm me idetë dhe planet e tij nuk dihet, po dikush tha se asnjerit e as tjetrit nuk i interesojnë këto gjëra.
E tëra që u intereson atyre është ta ruajnë pushetin. Këto që po thoni dhe mendoni ju, janë vetëm një imagjinatë e kulluar për të krijuar idole. Populli do idole dhe ju po i krijoni.
Shkrim i botuar në Mars – Rover