in

Haxhiu: Paraja e keqpërdorur duhet të konfiskohet, ajo është e qytetarëve

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shkruar se  paraja dhe pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet. Ajo është e qytetarëve dhe jo individëve, të cilët kanë menduar që s’do të ndiqen kurrë për veprimet korruptive!

 Postimi i plotë:

Ndër zotimet e para që kemi bërë para zgjedhjeve ka qenë angazhimi maksimal kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Për këtë dhe për zotimet tjera kemi marrë mbështetje të madhe qytetare prandaj edhe do të punojmë shumë për t’i jetësuar zotimet tona.

Disa nga përfaqësuesit e shoqërisë civile që po e kundërshtojnë konceptin dhe projektligjin për konfiskimim e pasurisë së paligjshme, i ftoj për pjesëmarrje në grupet punuese në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Ne do të bashkëpunojmë me secilin që ka qëllime të mira.

Paraja e pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet. Ajo është e qytetarëve dhe jo individëve të cilët kanë menduar që s’do të ndjeken kurrë për veprimet korruptive!

Lini një Përgjigje

Osmani për mediet irlandeze: Serbia duhet të përgjigjet për gjenocidin

Vazhdojnë angazhimet e Policisë në parandalim të përhapjes së pandemisë