Shkruan avokat Zanfir Kryeziu
Qerim Mahmutbegolli me vllëzër Xhevatin, Rifatin dhe Kahremanin gjatë Luftës së Dytë Botërore ishin bashkëveprimtar të Mid’hat bej Frashërit i cili në letrën dërguar këtij tribuni të lirisë me 22 dhjetor 1943 kërkonte formimin e Komitetit Krahinor të Ballit Kombëtar për Kosovë, ashtu që të punohet rregullisht dhe me disciplinë.
Historiani i mirënjohur Vlonjat prof. dr. Bardhosh Gaqe në librin e tij të botuar në pragë të 100- vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë me titull “Ata që shpallën pavarësinë kombëtare në mesin e firmëtarëve të pavarësisë së Shqipërisë nga delegatët pejanë rradhiti edhe Qerim bej Mahmutbegollin, për të cilin jep një biografi të shkurtë, duke theksuar se ka lindur në Pejë në vitin 1874 në një familje emblematike, të njohur
me tradita atdhetare. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin e Shkupit, ndërkaq studimet i vazhdoj në Vien të Austrisë të cilat nuk i përfundoj për shkaqe të angazhimeve të vazhdueshme me armë në dorë për mbrojtje të atdheut.
Qysh në fund të shekullit të kaluar Qerim beu u përfshi në kryengritjet antiosmane të Kosovës. Në vitin 1898, ishte një nga veprimtarët e Lidhjes Shqiptare “Besa Besë” të Pejës. Haxhi Zeka e ngarkoi me detyrën e ndihmësit të Mehmet Pashë Derallës në organizimin e veprimtarisë së kësaj Beslidhje në Tetovë, Gostivar dhe Manastir. Mehmet Pashë Derralla e cilësonte Qerim beun si ”një sokol me vërsë për gjallërimin e ndjenjave kombëtare”.
Në vitin 1902, ishte në përbërje të Komisioneve të Kosovës që protestuan kundër vrasësve të atdhetarit Mulla Haxhi Zeka. Mori pjesë në kryengritjet antiosmane të viteve 1908-1912, ku u shqua në kuvendin e Ferizajit, dhe në luftimet e Mitrovicës, Ferizait dhe Grykës së Kaçanikut. Ju përgjigj thirrjes së Isa Boletinit dhe Riza bej Gjakovës (të cilin e kishte dhëndër) për mobilizimin e luftëtarëve të Pejës dhe Gjakovës në kryengritjen antiosmane.
Në nëntor 1912 mori pjesë në Kuvendin e Vlorës për Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare, si delegatë i Pejës. Në qershor të vitit 1914 ishte ndër anëtarët e delegacionit të Kosovës që u takuan me Princ Vidin në Durrës. Gjatë viteve 1914-1915 mori pjesë në luftimet që u zhvilluan në Shijak dhe Rashbull kundër kryengritësve të Haxhi Qamilit dhe mercena rëve të Esat Pashë Toptanit. Në vitet më vonë dha kontributin e tij në Komitetin”Mbrojtja Kombëtare” e Kosovës si nënkryetar i saj, ku ngushtë bashkëpunoi me Hasan Prishtinën, (mbesën e të cilit e kishte bashkëshorte) Bajram Curin, Idriz Seferin dhe me Gjeneralin Mehmet Pashë Derralla. Ishte pjesëmarrës i njësive vullnetare të udhëhequra nga kushërini i tij Hasim beg Mahmutbegolli në luftimet për mbrojtjen e Pejës me 1912 kundër forcave pushtuese malazeze.
Poashtu ishte njeri nga bashkëthemeluesit të lidhjes së Dytë të Prizrenit për çfarë edhe u ekstradue nga Enver Hoxha në Jugosllavi me 1945. Me rastin e ceremonisë mortore të varrimit të Mehmet Pashë Derallës në vitin 1918 të cilin e kishte dajë (vëlla të nënës) mbajti fjalim ku në mes tjerash të ndjerin e cilësoi si “fatos të Lirisë Shqiptare, si mësonjësi i ynë i cili na ngjalli shqiptarinë në shpirt dhe në armët tona”
Por, jo vetëm kaq, Qerim Mahmutbegolli me vllëzër Xhevatin, Rifatin dhe Kahremanin gjatë Luftës së Dytë Botërore ishin bashkëveprimtar të Mid’hat bej Frashërit i cili në letrën dërguar këtij tribuni të lirisë me 22 dhjetor 1943 kërkonte formimin e Komitetit Krahinor të Ballit Kombëtar për Kosovë, ashtu që të punohet rregullisht dhe me disciplinë.
Poashtu Mit’hat Frashri e njofton se me komunistët në gjithë Shqipërinë e Jugut janë në luftë të madhe, ku sqaron se ata po sillen shumë keq me popullësinë, djegin, vrasin, burra, gra, kalamanj dhe rrëzojnë katunde. Poashtu ju sygjeron të çelin sytë me qëllim që të pengohet propaganda komuniste dhe të krijohet një çetë shëtitëse për të bërë propaganda nacionaliste.
Një jetë të tërë ky luftëtar i shquar popullor mbrojti të drejtat e popullit të Kosovës dhe protestoj kundër dhunës e reprezaljeve që ushtruan shovenistët serbo-malazez në këto troje.
Pasi që u zu në Tiranë, me urdhër të regjimit gjakatarë të Enver Hoxhës u ekstradue në Kosovë,ku u pushkatue pa gjyqë në vitin 1945. Ndërkaq i vëllai Xhevat Mahmutbegolli vdesë nga torturat ç’njerëzore të forcave ushtarake serbe, për fajin e vetëm që kishte, e donte Kosovën dhe luftonte me armë në dorë për ta çliruar nga okupimi shekullor serb dhe për bashkimin me dheun amë, ideal i çdo shqiptari.
Po të njëjtën kohë regjini totalitar i gjakëpirësit Enver Hoxha e arrestoj në Tiranë edhe vëllain tjetër Rifat Mahmutbegollin i cili ishte ministër i ekonomisë në qeverinë e Rexhep Mitrovicës, (përndryshe nip i Mahmutbegollajve të Pejës).
Sipas të gjitha dëshmive Qerim bej Mahmutbegolli ishte një patriot i përkushtuar i çështjes kombëtare shqiptare, çështjes së Kosovës në veçanti. Ai la Kosovën edhe në një robëri, ia vranë dy vëllezërit, Xhevatin e masakruar dhe Rifatin, i cili vdiq (ose u vra në burgun e Tiranës nga komunistët?). Atij ia burgosën vëllanw tjetër Kahremanin dhe të birin Skwnderin të cilët u dënuan me burgime të gjata. Qerim beu, i dorëzuar nga pushteti enverian, zyrtarëve të OZN-ës, në rrugën prej Podgorice për në Pejë, u likuidua nga bandat çetnike-partizane jugosllave. Atëherë ishte në një moshë të shtyer, me brenga për fatin e Kosovës, vëllezërve të tij dhe të të vetmit djalë që kishte Skenderit. Mbaroi jetën e vet përplot përpjekje për çështje kombëtare. Qerim bej Mahmutbegolli qysh në rininë e hershme të tij u ngrit për të mbrojtur truallin shqiptar, kishte ideale të larta mu në kohën më të vështirë. Ai sakrifikoi gjithçka që kishte në betejën e madhe të popullit shqiptar me armiq të të gjitha ngjyrave. Ai i përkiste një shtrese shoqërore që gëzonte të gjitha privilegjet e kohës, por ideali i tij i lartë e vuri atë në radhët e para të atdhetarëve të gatshëm për t’u flijuar. Ai ishte i vetëdijshëm për fatin e vet, por, këmbënguli në luftën për interesa nacionale deri në dhuratën më të shtrenjtë që një njeri mund të japë për vatan-jetën në altarin e atdheut. Patjetër duhet theksuar faktin se idealet e Qerim Beg Mahmudbegollit nuk ishin çifligjet (pasuria)siç thoshin armiqtë e tij. Ai këto i gëzonte pa asnjë pengesë në kohën e osmanëve, por, pa marrë parasysh çifligjet (pasurinë), ai u ngrit në luftë pa kompromisë kundër mu këtyre privilegjeve të cilat ja siguronte perandoria osmane për një Shqipëri etnike, të lirë dhe demokratike. Këtë e provoi më në fund me jetën e vet dhe familjes së tij të cilët u vranë, u burgosën dhe u persekutuan .
Me modestinë më të madhe do ta thosha se ai, gjatë tërë jetës së vet, u përpoq me mish e shpirt për çështjen shqiptare. Ishte patriot dhe vetëm patriot, i përkushtuar për të dhënë krejt çka pati për Shqipërinë me Kosovën dhe truallin tjetër shqiptar brenda saj.
Përfundon nesër