in

Hamza pyet VV-në se ku mbeti shërbimi ushtarak

Deputeti i PDK-së dhe nënkryetari i Kuvendit, Bedri Hamza, tha se programi qeverisës i Vetëvendosjes ka ndryshuar në krahasim me atë çka është shpalosur në seancën e sotme të Kuvendit dhe gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas Hamzës, shërbimi ushtarak i përmendur gjatë fushatës nuk është përfshirë në programin qeverisës.

“Ka një diskrepancë mes deklarimeve dhe atyre se cka e shohim dhe programit të kaluar qeverisës para një viti dhe ksaj cfare u diskutua sot, ku është Banka Zhvillimore ku është shërbimi ushtarak. Sa i përket bordeve të ndërmarrjeve publike procedurat duhet të respektohen”, tha ai./eo

Lini një Përgjigje

Gashi i ia përmend demarkacionin VV-së

Votohet Qeveria e re, Kurti për herë të dytë Kryeministër i Kosovës