Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, me një shkrim në Facebook, i është kundërpërgjigjur Driton Selmanajt i cili e akuzoi Lumir Abdixhikun se shkoi me turr e vrap për ta takuar Vjosa Osmanin, duke shtuar se kryetari i LDK-së ishte i fundit që shkoi në takim me u.d. së Presidentes.
“Lumiri ishte i fundit nga liderët e partive që takoi, znj.Osmani; në konsultim gjithëpërfshirës me strukturat e LDK-së.
Nuk kishte as “turr” e as “vrap”!
LDK-së po i rikthehet dinjiteti me hapa shumë të sigurt.
“Dream Team” në krye me Lumirin”, ka shkruar Quni.


