in

"Vaksina Astrazeneca është e sigurt": Italia rifillon sërish vaksinimin pasi tre ushtarë vdiqën

 

E Diel, 14 Mars 2021: Vaksina Astrazeneca do të vazhdojë të administrohet në Itali , njoftoi të Shtunën Nicola Magrini, Drejtori i Agjencisë Italiane të Barnave AIFA. “Vaksina Astrazeneca është e sigurt,” i tha Magrini gazetës Corriere della Serra .

AIFA kishte ndaluar më parë serinë e Astrazeneca ABV2856 me rreth 500,000 doza të Enjten pasi tre oficerë ushtarakë vdiqën në Siçili pas  vaksinimit. Ishte “një vendim paraprak që demonstron efektivitetin e sistemeve të monitorimit farmaceutik”, tha Kryeministri italian Mario Draghi. Agjencia Evropiane e Barnave po heton rastet e dyshuara, por gjithashtu po këshillon të vazhdojë përdorimin e ilaçit.

 Të paktën lidhja e drejtpërdrejtë me vaksinimin e Astrazeneca tashmë është përjashtuar, njoftoi Magrini. Në rastet e tjera, do të jetë e mundur vetëm pas hetimit të mëtejshëm për të vërtetuar plotësisht një lidhje midis vdekjes dhe vaksinës. Përveç kësaj, dozat dhe struktura e prodhimit do të shqyrtohen gjithashtu.

Raporti aktual nga AIFA tregon një normë të raportimit të ngjarjeve prej 700 për 100,000 të vaksinuarve, por në përgjithësi raportimet ishin shumë qetësuese. “Miliona njerëz janë trajtuar në të gjithë botën me Astrazeneka, më shumë se 10 milion vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, me efekte anësore të lehta, jetëshkurtra, jo të rrezikshme dhe të njohura: ethe , migrenë , dhimbje të muskujve. Për disa raporte më serioze, duke përfshirë disa vdekje të papritura ose sulme në zemër, lidhja shkaktuese me vaksinën nuk është vendosur dhe për këtë arsye duhet të konsiderohen si episode që ishin për shkak të një shkaku tjetër, “tha Magrini.

Pas komplikimeve dhe vdekjeve në vendet e tjera, grupe të dyshimta të vaksinës AstraZeneca u tërhoqën nga tregu në vendet e prekura. Norvegjia dhe Danimarka madje kanë pezulluar plotësisht vaksinimet me përgatitjen deri në një njoftim tjetër.

Burimi Focus, nga gjermanishtja Sherif Ramabaja

Lini një Përgjigje

Lumir Abdixhiku kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Tahiri për ambasadën në Jerusalem: Ndër momentet më të rëndësishme në shtet-ndërtimin e Kosovës